16 Janar 1991/ “Stuhia e Shkretëtirës”, nis Lufta e Gjirit Persik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mesnatë, skadoi afati i Kombeve të Bashkuara për tërheqjen e Irakut nga Kuvajti, dhe Pentagoni nis përgatitjet për një ofensivë të madhe ushtarake, për të dëbuar me forcë Irakun nga pushtimi 5-mujor i fqinjit të saj të pasur me naftë. Në orën 4:30 të mëngjesit sipas orës lokale, avionët e parë luftarakë u nisën nga Arabinë Saudite dhe aeroplanmbajtëset amerikane dhe britanike në Gjirin Persik, për të bombarduar Irakun.

Gjatë gjithë mbrëmjes, avionë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, goditën objektiva në Bagdad dhe përreth tij, teksa bota ndiqte ngjarjet operacionin e transmetuar drejtpërdrejti nga televizionet nëpërmjet satelitit. Në orën 7:00 të mëngjesit, Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht fillimin e Operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”.

Operacioni u ndërmorr nga një koalicion ndërkombëtar nën komandën e gjeneralit amerikan Norman Shvarckopf me praninë e forcave nga 32 kombeve, përfshirë Britaninë, Egjiptin, Francën, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin. Gjatë 6 javëve të ardhshme, forcat aleate u angazhuan në një luftë masive ajrore kundër infrastrukurës ushtarake dhe civile të Irakut, dhe hasën pak rezistencë efektive nga forcat ajrore dhe kundërajrore irakiane.

Forcat tokësore irakiane, qenë të pafuqishme gjatë kësaj faze të luftës, dhe masa e vetme hakmarrëse e udhëheqësit irakian Sadam Husein, ishte nisja e sulmeve me raketa SCUD kundër Izraelit dhe Arabisë Saudite. Sadami shpresonte që sulmet me raketa, do ta provokonin Izraelin të përfshihej në konflikt, duke e shpërndarë kësisoj mbështetjen arabe ndaj luftës. Megjithatë, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Izraeli mbeti jashtë luftës.

Më 24 shkurt, filloi një ofensivë e madhe tokësore e koalicionit, dhe forcat e keq-pajisura dhe dhe të dobëta të Irakut, u mundën shumë shpejt. Kuvajti u çlirua në më pak se 4 ditë, dhe shumica e forcave të armatosura të Irakut u dorëzuan, u tërhoqën në Irak, ose u shkatërruan. Më 28 shkurt, Presidenti Xhorxh H.W. Bush, deklaroi një armëpushim, ndërsa Iraku premtoi të respektonte kushtet e paqes së vendosur nga OKB.

Lexo edhe :  SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Njëqind e njëzet e pesë amerikanë ushtarë u vranë në Luftën e Gjirit Persik, ndërsa 21 të tjerë e konsideruan të zhdukur. Më 20 mars 2003, nisi një luftë e dytë mes Irakut dhe një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja, këtë herë me objektivin e deklaruar të Uashingtonit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti, si dhe gjetjen dhe eleminimin e armëve të shkatërrimit në masë që pretendohej se zotëronte Iraku.

Husein u kap nga një njësi ushtarake e SHBA-së më 13 dhjetor 2003. Asnjë armë e shkatërrimit në masë nuk u gjet. Edhe pse presidenti i SHBA-së, Xhorxh W.Bush shpalli fundin e operacioneve të mëdha luftarake në Irak më maj 1 2003, në vend nisi një kryengritje në formën e luftës guerrile, që shkaktoi mijëra viktima në rradhët e koalicionit, kryengritësve dhe civilëve./kb

Të fundit

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të...

Digjet për të tretën ditë nga zjarret ishulli grek

Për të tretën ditë radhazi, zjarrfikësit po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e madh pyjor që shpërtheu në ishullin grek të Kosit, në...

Aksion kundër drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3600 fidanë dhe bimë narkotike kanabis

Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni policor kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës thotë se ka asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane i drejtohet Trumpit në anglisht: Kumarxhi…

Kanali televiziv “Iran International” publikoi një video nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaghari, i cili, në një moment, i drejtohet Donald Trumpit si...

Kenneth Arnold dhe fillimi i epokës moderne të UFO-ve

24 qershor 1947 Më 24 qershor 1947, Kenneth Arnold, një pilot dhe biznesmen amerikan nga Idaho, bëri atë që sot konsiderohet si vëzhgimi i parë...

Lajme të tjera

Web TV