Reshjet e borës shkaktojnë anulimin e fluturimeve në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të borës dhe ato të shiut në mbarë Gjermaninë më 17 janar kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe linjave të transportit me trena, si dhe mbylljen e shkollave.

Në aeroportin e Frankfurtit – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq, në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin, po ashtu u anuluan.

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve.

Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.

Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar me shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./ REL

 

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV