Arrestimi i drejtorit të 313-s, reagon SPAK; Ja e vërteta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në Burgun 313 në Tiranë, ku pak më herët u tha se bëhet fjalë për prangosjen e drejtorit Eduart Struga, ish-oficerit të antidrogës që  prej një viti drejton edhe këtë burg. Prokuroria e Posaçme ka hedhur dritë mbi abuzimin që është kryer në këtë IEVP duke saktësuar se gjithçka ka ardhur nga kallëzimi i një shtetasi dhe më pas kanë nisur hetimet për të verifikuar pretendimin e kallëzuesit.

Hetimi  

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.03.2020, mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi, ka regjistruar procedimin penal nr.89/2020, për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal u përdorën metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, sot me datën 03.04.2020, strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., me detyrë Drejtor i IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë; shtetasin F. A., me detyrë Shef i Logjistikës i IEPV-së ″Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasin E. K., përfaqësues i një subjekti tregëtar. Shtetasit F.A., ju sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.

Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregëtar në ambjentet e brendshme të IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë.

Ndërkohë shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash. Prokuroria e Posaçme falënderon kallëzuesin për kurajon dhe inkurajon çdo shtetas që të bëjë kallëzim në rastet kur zyrtarë publik abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë përfitime të parregullta.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Prokuroria e Posaçme falenderon gjithashtu dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të përfshira në hetimin e këtij rasti për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e treguar. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë”.

 

 

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV