Shëndetësia (jo) falas/ Rekordi i pagesave të shqiptarëve në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për problemet me shëndetin, shqiptarëve iu duhet te paguajnë nga xhepi.

Shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë, rekord në Europë. Jo më larg se në Mal të Zi, vend me 600 mijë banorë, qytetarët paguajnë 30% të shenzimeve, ndërsa shteti 70%.

“Arsyet se pse ne paguajmë kaq shumë nga xhepi janë mungesa e ilaçeve në spitalet dhe Qendrat Shëndetësore, që nga aget, serumet e deri tek kurat kundër kancerit që janë me mungesa.

Të tjera arsye janë pagesat, rryshfetet që u japim mjekëve, korrupsioni. Koha e gjatë e pritjes për një skaner, eko, diagnostikime të tjera, mungesa e aparaturave, bën që njerëzit t’i drejtohen privatit ose jashtë vendit.

Megjithëse ne paguajmë më shume kontribute shëndetësore, po paguajmë edhe më shumë nga xhepi. Këto pará nuk dimë ku shkojnë, ose më saktë shkojnë për konçensione, që janë të gjitha në SPAK, si sterilizimi, check-up.

Një palë gëeshërë kirurgjikale kushtonin 120 euro. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë.

Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7% nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.

Paratë publike gjithashtu ikin për kurimin hashtë vendit të funksionarëve të lartë të shtetit.

Ne kemi paguar për presidentin, paradoksalisht për zv.ministrin e shëndetësisë, ministra, deputete, prokurorë e gjyqtarë, por jo për njerëz të thjeshtë, që kur iu bie halli  marrin ose borxh, ose kredi, ose ndërmarrin fushata donacionesh për operimin e fëmijës apo për vete.

Në Shqipëri është hall po të të bjerë halli“, tha  Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare./ S.M

Të fundit

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga...

Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

Një shtetas shqiptar, i kërkuar si porositësi i një vrasje vite më parë në vendin tonë, ka rënë në prangat e policisë britanike. Sipas...

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të përfaqësojë Shqipërinë. Atletja e shpallur...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Lajme të tjera

Web TV