Taksa e plastikës/’Coca-Cola’ ikën nga Siçilia, vjen në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania shumkombëshe e pijeve të gazuara “Coca Cola”, ka vendosur që të largohet nga Sicilia dhe të zgjedhë Shqipërinë. Kompania që prodhon dhe shet shishe me pije të gazuara, duket se është e gatshme të transferojë gjithë linjën e prodhimit “Coca-Cola” nga Catania e Siçilisë, Itali, në Tiranë.

Shkak është bërë politika e taksave që ndjek Italia dhe favoret që ofron legjislacioni shqiptar. Kompania në rast se vjen në Shqipëri do të  hapë 350 vende pune.

“Coca-Cola” është e gatshme të transferojë të gjithë prodhimin në Tiranë, për të përfituar nga lehtësirat që ofrojnë dy taksa, ajo e sheqerit dhe e plastikës, të cilat në Itali janë kthyer në penalizuese.

“Il Giornale.it” i ka kushtuar një artikull vendimit të “Coca-Cola”-s, ku thekson se, kompania “Etna” është në vështirësi dhe do të jetë e gatshme të zbarkojë në anën tjetër të Adriatikut.

“‘Sibeg-Coca Cola’ përfaqëson një trashëgimi profesionale dhe prodhuese për Catania dhe Siçilinë. Punëtorët tani janë në rrezik të paguajnë dy taksa të reja qeveritare me një çmim të lartë.

Tashmë në këto ditë të Krishtlindjeve, me menaxherët më të lartë të qytetit të qytetit filluam një diskutim që synon identifikimin e çdo iniciative të dobishme për të shmangur një efekt tjetër orteku në ekonominë tashmë katastrofike të këtij territori “,- shpjegon në një njoftim të gjatë për shtyp Nino Marino, sekretar i përgjithshëm i Uila Sicilia, dhe Alessandro Salamone, anëtar i sekretariatit rajonal të organizatës./Fjala.al/

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV