Kanceri i mushkërisë dhe lëkurës, ndër më të përhapurat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

INSTAT: Tirana, Gjirokastra dhe Fieri qarqet më të prekura

Sëmundjet tumorale në Shqipëri po pësojnë rritje. Pothuajse çdo vit në Shqipëri regjistrohen mbi 6 mijë raste të reja me kancer.

Një studim i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se tumoret me numër më të shpeshtë të rasteve të reja të diagnostikuara në Shqipëri janë kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit dhe tumoret e lëkurës. Këto tumore së bashku përbëjnë pothuaj 40% të të gjitha tumoreve të reja të raportuara nga sistemi shëndetësor.

Kanceri i lëkurës dhe i mushkërisë zënë peshën kryesore, përkatësisht me 16 dhe 13 %.

Meshkujt janë në risk më të lartë, si për t’u prekur nga tumoret edhe për të humbur jetën prej tyre. Veç të tjerash, ky fakt dëshmon edhe ekspozimin më të lartë të meshkujve ndaj faktorëve risk, apo prevalencën më të lartë mes tyre të sjelljeve më pak të shëndetshme.

Incidenca e kancerit të mushkërive është mbi 4 herë më e lartë në meshkujt krahasuar me femrat.

Shtrimet në spital nga tumoret kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.

Tirana, Gjirokastra, Fieri dhe Berati janë qarqet me incidencë përgjithësisht më të lartë vjetore të tumoreve, ndërsa Shkodra, Vlora, Dibra dhe deri diku Durrësi, raportojnë incidencë më të ulët.

Niveli i incidencës në qarkun e Tiranës është pak më i lartë se mesatarja e vendit dhe rastet e reja për Tiranën përbëjnë barrën më të madhe (mbi 31%) të totalit të rasteve të raportuara nga gjithë vendi.

Rritjen e sëmundshmërisë, bluzat e bardha e lidhin me mënyrën e jetesës dhe të ushqyerjes, për të cilën rekomandojnë sa më shumë aktivitet fizik./O.S

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV