Arnita Beqiraj flet mbi aludimet për “ndarjen” nga Arbër Çepani: Histori e gjatë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisorja dhe finalistja e “Dancing With The Stars”, Arnita Beqiraj, e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel komentoi për herë të parë zërat se është ndarë nga partneri i saj, Arbër Çepani. E pyetur për lajmet e kohëve të fundit, për të cilat ajo asnjëherë nuk ka reaguar, Arnita tha:

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri“

Pyetjes se si është sot raporti i tyre, Arnita iu përgjigj: “Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm. Besoj që me kaq mjafton…”

Por drejtuesja e programit, këmbënguli me pyetjen për të marrë një përgjigje të plotë nëse janë apo jo bashkë: “S’e di, si mendoni ju për shembull?” – ia ktheu Arnita me pyetje, por nuk ishte më nevojë për përgjigje, pasi në studio i erdhi një buqetë me lule dhe një pusullë: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar” – shkruante Arbri, kush tjetër veç tij?

 

 

“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”,– tha Arnita me të qeshur dhe shpjegoi se Arbri e quan kështu në të rrallat raste kur ajo e humbet qetësinë dhe kontrollin….

/O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV