“Plani i rritjes së Ballkanit dhe integrimi në BE”/Rama, Kurti dhe Vuçiç bashkojnë forcat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen të hënën, më 22 janar, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”. Nikoqir i konferencës do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në konferencë, ashtu sikurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç. Në takim do të ketë edhe përfaqësues prej Bosnje-Hercegovinës.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Në mesin e zyrtarëve të BE-së do të jetë drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE

Krocia ka qenë e para prej vendeve të rajonit që ka aplikuar për anëtarësim në BE, më 2003 dhe e ka finalizuar procesin.

Ndërkohë kanë aplikuar edhe vendet tjera, përfshirë Kosovën, më 2022.

Statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE kanë arritur ta marrin Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje – Hercegovina.

Lexo edhe :  Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Nga këto vende, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllokun evropian, pasi që kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim. Kosova nuk e ka as statusin e vendit kandidat./O.S

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV