Rudina tregon porosinë që i dha Olsi para se të futej në BBV2: “Jam në ankth nëse…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, “Big Brother Fan Club” ka ngritur siparin nën drejtimin e Enxhi Nasufit ndërkohë që si opinionist të këtij programi është përzgjedhur Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka.

Një ndër të ftuarat e ditës së sotme, ka qënë aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka dhënë komentet e saj në lidhje me personazhet e njohur që i janë bashkuar edicionit të tretë të “Big Brother Vip”.

Ndër personazhet e shumtë, ai që është paksa më i veçantë për Rudinën është Olsi Bylyku, i cili është mik i saj.

E pyetur nga Enxhi se si e komentonte hyrjen e tij, Dembacaj është përgjigjur:

“Mezi prita të hynte. Nuk e kisha të sigurt që do hynte por që në momentin që u përfol, kam folur çdo ditë në telefon me të dhe i kam dhënë një porosi. Jam shumë në ankth nëse ai do ma mbarojë si porosi dhe vetëm aty më rreh domethënë. Vetëm ajo gjë më intereson”.

“Nuk e them dot si porosi por uroj që Olsi mos ta harrojë. Madje kam porositur edhe Julin që kur të futet Olsi, kujtoja”.

“Olsi duhet të zgjohet çdo mëngjes, para kamerave dhe të thotë: O Rudina Dembacaj, o super pjeshkë“, ka thënë aktorja duke shkaktuar të qeshura në studio./O.S

Të fundit

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve që jetojnë atje

Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të...

Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, makina përfundon në kanal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit ka...

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të jenë migrantë të cilët po...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Lajme të tjera

Web TV