Shtëpia në Përmet ku ra shkëmbi, 5 anëtarët e familjes tregojnë si zuri poshtë të riun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media Piro Nase ishte në banesën në Përmet, së cilës mëngjesin e sotëm një shkëmb i shkëputur nga mali i ra mbi çati, duke zënë poshtë djalin 25-vjeçar që ishte ende në shtrat.

Momente paniku kanë përjetuar 5 anëtarët e familjes Vangjeli, të cilët ishin të gjithë brenda në banesë në momentin kur shkëmbi u shkëput dhe ra në një prej dhomave të gjumit, ku flinin 3 anëtarët e familjes.

Të tjerët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por 25-vjeçarit guri i zuri këmbët dhe është dërguar në Janinë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Të afërm, fqinj dhe forcat e policisë kanë punuar më shumë se tre orë për të shpëtuar të riun.

Siç, shihet edhe në pamjet që sjell media, shkëmbi ka rënë në mes të banesës dhe dëmet janë të mëdha. Punonjësit e Emergjencave Civili janë ende në banesë dhe po punojnë për shkërmoqjen e shkëmbit, për të bërë të mundur nxjerrjen e tij, pasi është i përmasave të mëdha.

 

 

/O.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV