Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri indian Narendra Modi hapi sot një tempull hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie në qytetin Ayodhya në veri të Indisë.

Tempulli i është kushtuar zotit hindu Rama, raporton AP dhe shton se Modi, i veshur me rroba tradicionale, drejtoi ceremoninë e hapjes të shoqëruar me këngë fetare nga priftërinjtë hindu brenda tempullit, ku u vendos së fundi një skulpturë prej guri 1.3 metra e Zotit Rama.

“Më jep kënaqësi të madhe të jem pjesë e këtij programi hyjnor”, ​​deklaroi kryeministri indian Modi në llogarinë e tij X.

Ai gjithashtu këndoi këngë fetare hindu përpara se të vendoste petale lulesh në bazën e një skulpture të Zotit Rama, duke ofruar një lutje dhe më pas duke u përkulur para statujës së Ramës.

Mijëra persona ishin ftuar, duke përfshirë yjet më të mirë të filmit dhe lojtarët e kriketit, që u mblodhën dhe morën pjesë në ngjarjen në Ayodhya.

Tempulli zëvendëson një xhami të shekullit të 16-të të rrafshuar nga turmat hindu në vitin 1992. Prishja kishte shkaktuar trazira mbarëkombëtare në të cilat vdiqën rreth 2,000 njerëz./e.t

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV