“Keqinterpretimet e Kuranit…”/ Ish myftiu i Tiranës habit me deklaratën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka dënuar rastin e abuzimit seksual të një minorene në Tiranë nga mjeku kirurg Dervish Hasa, ndërsa apeloi se keqinterpretime që bëhen nga persona të caktuar nuk mund t’i atashohen fesë dhe besimit. I ftuar në një emision televiziv, ish myftiu Gurra tha se Kurani nuk lejon poligaminë dhe se gruaja sot nuk trajtohet më si “një plaçkë tregu”.

“Në një kohë që  një minorene do të duhet ishte në bankat e shkollës keqpërdoret nga dikush. Nuk ka asnjë arsye logjike që kjo të mund të justifikohet me besimin, përkundrazi ato përpiqen të gjejnë klauzola për keqinterpretim. Kurani ka ardhur në zbritjen e numrit të grave në përgjithësi, krahasuar me arabët e asaj kohe. Gruaja në atë kohë trajtohet si “plaçkë tregu” dhe është gabim të mendohet se Kurani lejon poligaminë”, tha Gurra.

Ish myftiu shtoi se raste të tilla duhet të denoncohen dhe shoqëria të mos bie pre e informacionit të mangët apo të marrë shabllon në lidhje me besimin.

“E vërteta është që për mua ajo që vret më shumë është keqpërdorimi dhe manipulimi përmes fesë I një minoreje që mund të ishte vajza jonë. Sigurisht që është gratë e tjera në pikëpamjen e informacionit mbi fenë e kanë shumë të mangët dhe merret shabllon dhe dëgjohet nga imamllarë apo figura të caktuara dhe nuk u qëndrojnë pas mesazhe dhe ndodhin për fatin e keq pasoja të tilla me minorenë. Nuk ka citim në Kuran që kushtëzon martesën me disa gra. E kundërta kësaj nuk përjashton kontekstin shoqëror të një populli dhe përgjegjësitë para zotit dhe shoqërisë është kur arrin pjekurinë”, tha Gurra.

Lexo edhe :  Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

Mjeku kirurg Dervish Hasa ndodhet në burg me akuzën e abuzimit seksual me një të mitur. Akuzat ndaj tij janë ajo e prostitucionit në  “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”, ku mjeku bashkëjetonte me 3 gra dhe të miturën e pretendonte si gruan e katërt./e.t

Të fundit

“Do të kemi një pasaportë europiane”/Çuçi: Shqipëria më në fund do të jetë anëtare me të…

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë në...

VIDEO/ “Sa fëmijë do të doje të kishe?” – Ja si i përgjigjet Gjesti Bieta Sulos!

Në darkën e organizuar mes banorëve dhe moderatorëve të “BBV” nuk kanë munguar pyetjet dhe batutat. Bieta Sulo ka pyetur Gjestin se sa fëmijë...

Video/ Nga një udhëheqës te tjetri: Kur historia përsëritet si parodi

Gafat e Sali Berishës nuk kanë te mbaruar gjatë kësaj fushate zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Në Berat, Berisha doli me zell para...

Shqipëria, në “lartësi” të reja, renditet e para në Europë për fluturimet komerciale

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në transportin ajror, me një rritje prej 11.2% të fluturimeve vetëm gjatë muajit mars 2025, sipas Eurostat....

Rama ironizon sërish Berishën me videon e bufit: Rromapërtoma kumlla ke dardha

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një tjetër video me buf ku ironizon kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.   “Rromapërtoma kumlla ke dardha, shkroi Rama...

Lajme të tjera

Web TV