Do të kesh fizikun e Victoria Beckham? Provo këtë recetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victoria Beckham ka ndarë me ndjekësit recetën e saj (sekrete) të lëngut që pi çdo mëngjes, bashkë me David Beckham.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shihen duart e ish-futbollistit që përgatit lëngun, mësojmë edhe përbërësit: Brokoli, kastravec, spinaq, selino, limon, xhenxhefil dhe lime, të cilat, të renditura në pjatë, të prera dhe gati për t’u bërë bashkë, krijojnë recetën.

Për të zbutur efektin e lëngut që të mos jetë me shije të athët, Victoria tregon se në recetë do të shtojë edhe mollë, avokado dhe dardhë. Para se të zbulonte recentën e lëngut të perimeve dhe frutave, ish-anëtarja e Spice Girls, tha se çdo mëngjes esëll pi edhe 2 lugë gjelle me uthull molle.

Ndërsa pak ditë para këtyre postimeve, ajo tregoi edhe një tjetër sekret: Lëngu i shëndetshëm, i realizuar në kushte shtëpie, me përbërës: xhenxhefil, piper të zi, limon dhe tumerik. Ajo e pi pas stërvitjes.

Duke marrë parasysh fizikun e kuruar dhe linjat e Victorias, publiku gjithmonë e ka ndjekur me kërshëri çdo këshillë të saj. Megjithatë, theksohet se për përdorimin e secilës prej këtyre recetave, mirë është të konsultoheni me një specialist mjek ose nutricionist./E.Ç

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV