“Ndërtimet cilësohen ‘njollë e zezë'”/ Gazetari tregon sigurinë në punë të ndërtuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Xhevair Zhabina, i ftuar në një emision televiziv lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku një skelë u shkëput nga një pallat në ndërtim dhe u plagosën rëndë dy kalimtarë të rastësishëm, tha se hetimet janë ende në fillimet e saj ku akuza nuk është përcaktuar ende, por që dyshohet se nuk janë respektuar rregullat e punës, ndërsa policia e ka bërë punën e saj duke identifikuar si përgjegjës tri persona.

“Janë arrestuar tre persona dhe tre të ndaluarit një prej tyre është punëtor ndërtimi dhe tjetri sipërmarrësi dhe inxhinieri. Akuza nga ajo që kemi mundur të lexojmë nuk është përcaktuar ende, por dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat e sigurimit teknik në punë dhe ka ardhur ajo ngjarje që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe pse dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Është nga ato ngjarjet e rënda që ky pallat nuk plotëson të gjitha ato kushtet teknike, nuk ka barriera rrethuese.

Jemi në fillim të hetimit dhe nuk duhet të fokusohet vetëm te te personat e kompanisë së ndërtimit por duhet dhe te institucionet që kanë detyrën për ti kontrolluar dhe ruajtur investime të tilla në qendër të Tiranës nëse plotësojnë kushte teknike për të zhvilluar një aktivitete të tillë.

Në këtë rast barrierat mbrojtëse mungojnë, trotuari është aq i ngushtë sa as një persona nuk kalon dot. semafori ka mbajtur peshën më të madhe, policia e ka bërë punën e saj deri tani por jemi ende në fillim të hetimeve. Hetimet duhet të shtrihen dhe më tej. Ndërtimet janë ajo njolla e zezë jo vetëm gjatë ndërtimit por dhe pas saj. Dua të sjellë rastin e Lushnjës kur një pallat mori flakë dhe punonjësit e zjarrfikëses e kishin të vështirë për të ndërhyrë lirshëm.”, tha Zhabina./E.T

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV