Kur do të ndërtohet autostrada e Shkodrës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 2004, Banka Botërore financoi një studim për masterplanin e zhvillimit të rrjetit rrugor të Shqipërisë në 50 vjetët e ardhshme.

Në atë masterplan të autostradave dhe superstradave të ndryshme që duheshin ndërtuar (hartuar nga një kompani amerikane), i jepej përparësi autostradës Shkodër-Vlorë, si një arter që do t’i shërbente zhvillimit të turizmit në gjithë bregdetin Adriatik.

Si fazë e parë e asaj autostrade, shihej segmenti Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, që do të pasohej me segmentet Thumanë-Lezhë-Shkodër dhe Rrogozhinë-Fier-Vlorë (si dhe një degëzim autostrade Rrogozhinë-Elbasan).

Në këtë mënyrë, do të krijohej një rrjet autostradash që do të ndërlidhte Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin me Shkodrën, Vlorën, Lezhën, Lushnjen dhe Fierin.

Me ardhjen në pushtet të PD-së, qeveria Berisha kreu studimin e fizibilitetit për autostradën Thumanë-Kashar-Rrogozhinë dhe filloi negociatat me një kompani kroate për ndërtimin e saj me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit.

Por kontrata për atë koncension u la në mes të rrugës, sepse në horizont u shfaq kompania turko-amerikane Bechtel-Enka, që propozoi ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash, me një kosto 810 milionë euro (të mbuluar krejtësisht nga buxheti i shtetit).

Përveç asaj autostrade të marrë përsipër nga Bechetel-Enka, qeveria Berisha pagoi një kompani shqiptare për autostradën Kalimash-Morinë dhe Banka Botërore financoi superstradën Milot-Rrëshen.

Në katër vitet e para të qeverisë Berisha, nga autostrada prioritare Shkodër-Vlorë, u ndërtua vetëm një segment 10-kilometërsh Thumanë-Milot dhe një segment 20-kilometërsh Lushnje-Fier.

Në katër vitet e dyta të qeverisë Berisha, Shkodra u harrua përsëri. Vetëm një segment 30-kilometërsh Fier-Vlorë u ndërtua (por jo bypassi i Fierit, që do të lejonte vazhdimësinë e autostradës).

Ndërkohë autostrada Rrogozhinë-Elbasan u harrua dhe filloi ndërtimi i një autostrade që do të lidhte TEG-un me Elbasanin përmes një tuneli të kushtueshëm poshtë malit të Krrabës.

Lexo edhe :  Për ata që paradite bërtasin “në burg, qeni” dhe pasdite ulërasin “poshtë SPAK”

Gjithashtu, filloi ndërtimi i superstradës Qukës-Qafë Plloçë, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Korçë, si dhe Rruga e Arbërit, që do ta shkurtonte kohën e vajtjes për në Peshkopi. Kurse vajtja për në Shkodër mbeti përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Në dhjetë vjetët e para të qeverisë Rama, ende nuk është hapur ndonjë segment i ri autostrade në drejtim të Shkodrës – vetëm ka filluar puna për segmentin Thumanë-Kashar, me koncension të mbrojtur me garanci financiare nga buxheti i shtetit (që nuk dihet se kur do të përfundojë).

Ndërkohë, janë përfunduar plotësisht segmentet e autostradës që lidh Tiranën e Durrësin më Vlorën, si dhe TEG-un me Elbasanin.

Teksa vazhdon puna për përfundimin e superstradës Qukës-Qafë Plloçë dhe Rrugës së Arbërit, qeveria Rama ka hapur një front të ri pune për superstradën që do të lidhë Orikumin me Rezortin e Palasës përmes një tuneli poshtë malit të Llogarasë (të finacuar krejtësisht nga buxheti i shtetit). Kurse vajtja për në Shkodër mbetet përsëri një kalvar i vërtetë automobilistik…

Dhe lind pyetja, edhe sa vjet do t’i duhen Shkodrës që të lidhet me autostradë me Lezhën, Laçin, Tiranën, Rinasin, Durrësin, Lushnjën, Fierin e Vlorën, në mënyrë që të bëhet edhe ajo pjesë e bumit turistik që po përjeton Shqipëria perëndimore?/  S.M

Të fundit

Pse kështjella Balmoral është kaq e rëndësishme për familjen mbretërore britanike

Kështjella Balmoral në Skoci është një vend i veçantë për familjen mbretërore britanike. Kur Mbretëresha Viktoria vizitoi për herë të...

Si ka ndikuar deri tani, “fushata” e opozitës?

Nga Artur Ajazi Edhe duke qenë brënda shumicës qeverisëse, mund të bësh opozitë. Madje më efikase se opozita që bën sot opozita e rrënuar. Por...

Zvicra fton Papa Françeskun në Samitin e Paqes për Ukrainën

Zvicra ka ftuar Papa Françeskun në një konferencë për paqen në Ukrainë, e cila do të mbahet në mes të qershorit në resortin Burgenstock...

“Kujt i shkel syrin? Je maniak, pervers”/ Jul Deda përplaset ashpër me Romeon

Deklarata e Graciano Taganit se Erjola Doçi dhe Romeo Veshaj kanë fiksim njëri-tjetrin, ka shkaktuar debate të ashpra në “Big Brother VIP3”. Tensione dhe përplasje...

“Ai i adhuronte fëmijët”/ Flasin familjarët e Ergys Arrazit: Punonte gjithë ditën…

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe...

Lajme të tjera

Web TV