Balla dhe Sveçla inspektojnë qendrën e re të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij kosovar, Xhelal Sveçla ishin në Vlorë, ku panë nga afër gjendjen e një hoteli të konfiskuar, i cili do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Duke vizituar ambientet e kësaj ndërtese, Ministri Balla u shpreh se “bashkë me Ministrinë e Brendshme të Kosovës do investojmë që ta kthejmë në një hotel të pushimeve të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Le të jetë ky një model i punëve që do të bëjmë së bashku. Punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës le të bëjnë bashkë pushime, trajnime, kurse. Gjatë dimrit bëjmë kryesisht kurse, trajnime,” tha Balla.

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla nënvizoi se “lirisht mund të them se ne jemi krah për krah. Ta bëjmë bashkë, edhe për këtë sezon. Për trajnime, për gjithçka. Aspekti social është shumë i rëndësishëm. Patjetër duhet të shijojnë pak pushim jo vetëm aksione të përbashkëta kundër krimit“.

Balla dhe Sveçla kanë rënë dakord në emër të të dy vendeve që të bëjnë këtë investim të përbashkët, ku përveç ambienteve të pushimit dhe studimit, të ketë edhe funksione të tjera në kuadër të angazhimeve policore kundër trafiqeve. Ndërtesa e konfiskuar është në bregdetin e Vlorës dhe punonjësit e dy policive mund të shpenzojnë një pjesë të pushimeve në kushte mjaft të favorshme tek kjo qendër e re.

Lexo edhe :  Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur

Duke folur rreth mundësive të shfrytëzimit të hapësirave, Ministri Balla tha se “i hipim në autobus policët, nga Prishtina dhe për 3-4 orë janë këtu, vijnë këtu. Vijnë të premten e të dielën pasdite kthehen. Edhe krijojmë më shumë afërsi mes policive tona. Ky është hoteli, me të gjithë ketë hapësirën këtu. Mund të bëhen edhe mjedise të tjera sportive, fusha të ndryshme. Deti është fare pranë”./O.S

Të fundit

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

Lajme të tjera

Web TV