Veliaj: Këtë vit asfaltojmë 100 rrugë rurale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga “Ura Domje – Lagjia Tagan”, është një prej 100 rrugëve rurale që do të asfaltohen nga Bashkia e Tiranës. Pasi pa nga afër punimet për asfaltimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për impaktin që do të kenë këto investime për fshatin.

“Kjo është një rrugë, që jo vetëm për mijëra banorë të zonës, por qindra ekonomi lokale zhvillohen nga kjo rrugë. Duke u rritur vlera e pronës shoh shumë familje të qytetit që janë transferuar në fshat. Për shembull, qendra e Qehasë hapi një mundësi edhe për ekonomitë e fshatit. Prona u rrit, u shitën një pafundësi tokash. Është një formulë “win-win”. Këtë vit kemi planifikuar rreth 100 rrugë rurale – rrugë, rrugica, shtigje, ura. Por, nuk i shoh si 100 projekte asfalti, i shoh si 100 mundësi, 100 lidhje, 100 miqësi, 100 tregti, 100 shoqëri, 100 potenciale për të bërë më mirë”, tha Veliaj.

Duke falënderuar banorët, Veliaj tha se pengesave të kundërshtarëve politikë, i përgjigjet vetëm me punë.

“Në fund fjalët i merr era, puna do mbetet, puna do flasë më shumë se çdo fjalim tjetër për atë që ka bërë kjo administratë e për mënyrën se si mund ta çojmë Tiranën përpara vetëm me punë e më mëngë të përveshura, duke inkurajuar njëri-tjetrin që të ecim, e jo duke vënë stërkëmbesha e duke gjetur qime tek syri tjetrit. Megjithatë, ca kishim për të thënë për kundërshtarët i thamë me një fitore të jashtëzakonshme”, tha Veliaj./e.t

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV