“Kur erdha në Itali më mbajtën me bukë”, gjesti human i shqiptarit prek italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar që jeton prej vitesh në Itali ka vendosur të bëjë një gjest human dhe të ndihmojë popullin italian.

Edmond Prenga, i cili është pronar i një furre buke, ka vendosur ta falë bukën për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke qenë se Italia është e pushuar nga kriza e koronavirusit.

39-vjeçari nuk ka pritur që njerëzit të vinin në dyqan e të kërkonin bukë, pasi mendonte se ata kishin ndrojtje, prandaj ai vendosi që ta paketontë bukën në qese dhe më pas ta varte në hekurat e trotuareve duke vënë sipër një mesazh ndihme: “ Nëse ju nevojitet kjo është për ju”.

” Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa para, i di mirë këto problem. Kështu që vendosa t’i lija qeset me bukën jashtë, sepse mendova se njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim. Ne u rritëm, marrëdhënia me italianët është e forte. Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur , e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë ”.- Është shprehur Edmondi për mediat italiane.

Ndërkohë shembullin e Edmondit e kanë ndjekur shumë biznese tjera të vogla.

Të fundit

Takim i pazakontë në Stamboll/ Erdogan pret udhëheqësin e ri të Sirisë, Ahmed al-Saraa

Një takim me dyer të mbyllura është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan...

Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti për oficerin e policisë së Kosovës që...

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau. Presidenti Begaj...

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja e veçantë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi. Mësohet se kjo...

Më shpejt nga sa mendoni! Egli rikthehet me një këngë të re

Egli Tako do të vijë me një këngë të re! Ish-banorja e “BBVA 4”, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se do të...

Lajme të tjera

Web TV