Ngiste makinën e dehur, 37-vjeçarja shkakton aksidentin me 6 të plagosur në Rinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes të plagosurve 3 fëmijë. Shoferja arrestohet nga policia

Një 37-vjeçare ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se një natë më parë shkaktoi një aksident ku u plagosën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën e Rinasit. 37-vjeçarja me iniciale N.V, sipas policisë, po i jepte makinës në gjendje të dehur. Ajo u përplas me një tjetër makinë dhe për pasojë të gjithë personat që ndodheshin në të, mbetën të plagosur.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan N. V., 37 vjeçe, banuese në Prezë, pasi ditën e djeshme, në orën 23:20, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 37 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi F. B., dhe pasagjerët në automjet, shtetasit A. T., R. T., dhe tre fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./O.S

Të fundit

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si...

Doganat mbledhin 23,2 miliardë lekë në korrik, rritje nga karburanti, cigaret dhe birra

Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardë lekë të ardhura në buxhet gjatë korrikut, çka përfaqëson një rritje prej 9,1%, në krahasim me korrikun e vitit...

Kush është Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV