Paracetamol apo ibuprofen? Sa qetësues mund të pini në ditë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes por jo vetëm. Ato përdoren gjerësisht kundër temperaturës, artritit, dhimbjeve dhe migrenës. Paracetamoli shërben për të ulur frekuencën dhe ashpërsinë e sinjaleve të dhimbjes në tru. Paracetamoli fokusohet kryesisht në zonën e dhimbjes.

Ibuprofeni funksionon, duke nxitur prodhimin e disa hormoneve të caktuara që çlirohen në organizëm, si reagim i një lëndimi apo sëmundjeje. Ibuprofeni funksionon duke shënjestruar çdo gjurmë inflamacioni në të gjithë trupin.

A mund të merren të dy ilaçet në të njëjtën kohë?

Kur vjen puna te dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla. Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16 vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet.

Mbi këtë grupmoshë, konsumi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin. Një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.

Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë.

Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë. Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë

Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia. Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme. Njerëzit duhet të tregojnë kujdes me kombinimin e tretësirave kundër gripit që kanë në përmbajtjen e tyre paracetamol sepse mund të kaloni në mbidozë./E.Ç

Të fundit

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të...

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt e ka bërë të ditur...

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht janë emra nga PS dhe...

Spekulimi politik me votat e shqiptarëve nga Greqia, lakmus i sovranitetit të opozitës

Ylli Pata Mazokizmi dhe sjellja më e rëndë politike, por edhe në logjikën juridike të eksponentëve të Partisë Demokratike mbi votat e shqiptarëve me banim...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Lajme të tjera

Web TV