Abuzim psikologjik dhe fizik,raportohen shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportimet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz në Kosovë.

Pavarësisht përpjekjeve për ndërgjegjësim dhe ndëshkimin e këtij fenomeni të dënueshëm, rastet e dhunës brenda mureve të shtëpisë mbeten të larta.

Vetëm në 24 orët e fundit në polici janë raportuar shtatë raste të tilla në komunat: Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Prizren e Kaçanik.

Rastet e dhunës sipas raportit të policisë:

 

 

Prishtinë 23.01.2024 – 23:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 24.01.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 24.01.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 24.01.2024-NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike si dhe i shkakton probleme në vendin e punës së tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 24.01.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe m vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 23.01.2024 – 15:00. Më 24.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

Kaçanik 24.01.2024-17:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./O.S

Të fundit

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo...

Policia e Vlorës aksione blic: gjoba të majme dhe konfiskim makinash

Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që...

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një familje me pesë anëtarë, dhe...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Serbët i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq...

Lajme të tjera

Web TV