Covid-19/Rama merr masa të ashpra: Ja ç’do bëhet me tregun e Kombinatit-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër përgjatë ditës së sotme lidhur me dyndjen e qytetarëve në tregjet e Tiranës pa marrë parasysh rrezikun nga koronavirusin.

Një ndër këto tregje është edhe ai Kombinatit ku Rama ka prezantuar masat e reja që do të merren për këtë treg.

Përmes një statusi në Facebook të cilën e shoqëron edhe me video, ku shihet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Rama shpjegon se për këtë treg do të ketë vetëm një hyrje dhe ushtria bashkë me policinë bashkiake do monitorojnë gjithë situatën në këtë treg.

Sipas tij, asnjë makinë nuk do të lejohet të qarkullojë, ambulantët do të largohen, sinjalistika do jetë 2m larg njëri-tjetrit dhe se në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.

Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në Tiranë vetëm për një treg! Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e Kombinatit. Nga e hëna rregulla të reja:– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg; do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet; largohen të gjithë ambulantët në një hapësirë tjetër; në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim, do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit. Masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!”– shkruan Rama në Facebook.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV