Shenjat që tregojnë se mbase ke nevojë për terapi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet e fundit janë shtuar përpjekjet për normalizimin e të shkuarit në terapi rregullisht. Çdokush duhet ta ndërmarrë si hap edhe nëse nuk është në gjendjen më të rënduar emocionale. Shumë individë kanë dëshirë të nisin terapinë, por e shtyjnë pafundësisht, sepse është e lehtë ta neglizhosh si hap.

Megjithatë, përmes këtij artikulli, mund të kuptosh nëse ke një ose disa nga simptomat që tregojnë se ke vërtet nevojë të nisësh shpejt me konsultat me ekspertët e shëndetit mendor.

Lodhje kronike, përqendrim i ulët dhe mendime negative

Të treja simptomat e përmenduar janë në fakt shumë të zakonshme dhe për këtë arsye shumica i shohin si reagim normal në situata stresuese, pa e marrë parasysh se mund të jenë sinjale të nevojës për terapi. Ka momente kur të gjitha këto simptoma të ndikojnë në përditshmëri dhe pikërisht këtu situata del jashtë kontrollit.

Kritika të vazhdueshme ndaj vetes dhe vështirësi në marrje vendimesh

Edhe dy situatat e mësipërme jemi mësuar t’i konsiderojmë normale sepse i lidhim detyrimisht me pasiguritë e personalitetit.

Si për t’i ushqyer edhe më shumë, i themi vazhdimisht vetes se nuk do ndryshojmë dhe kështu do jemi gjithmonë. Në të vërtetë asnjë pasiguri nuk vendos për ty dhe nuk ka asgjë që nuk ndryshon për të përmirësuar jetën dhe përditshmërinë tënde. Terapia është pikërisht mënyra si e kupton dhe e vë në zbatim këtë./E.Ç

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV