Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

A po i drejtohemi Luftës së Tretë Botërore? Njohësit e gjeopolitikës japin verdiktin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Wearing, profesor në Universitetin Sussex, ka thënë se situata tani është më e rrezikshme se sa që ishte më 1914 apo 1939, për shkak se fuqitë e mëdha sot kanë armë bërthamore.

“Rreziku këtu nuk është se njëra palë merr vendimin e paramenduar për të ndezur apokalipsin, por përkundrazi që një konflikt apo zonë tensioni të përshkallëzohet në një pikë të caktuar, njëra palë të bëjë një lëvizje që një palë tjetër e keqinterpreton, dhe më pas një shkëmbim bërthamor fillon pavarësisht nga fakti se askush nuk po e kërkonte një të tillë”, ka thënë ai.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë në Ukrainë dhe Tajvan.

“Lufta rajonale në Lindjen e Mesme, me epiqendrën në Gaza, nuk ka gjasa të përshkallëzojë në Luftë të Tretë. Aktualisht nuk është pikë ndezëse mes fuqive të mëdha botërore”, ka thënë Wearing.

“Perëndimi duhet të veprojë për ta shmangur Luftën e Tretë Botërore”

Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare në SkyNews, ka thënë se mund të jemi më afër seç kemi qenë ndonjëherë qysh prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, por ka shtuar se nuk duhet alarmim.

Lexo edhe :  Trump dhe Zelensky takohen në Nju Jork

“Alarmi që po ngrihet nga gjeneralët… ata janë të prirur ta gjejnë rastin për buxhete më të mëdha dhe role më të mëdha”, ka thënë Waghorn duke shtuar se konflikti me Rusinë mund të shmanget tërësisht nëse Vladimir Putini bindet se nuk mund ta vazhdojë më “aventurën” e tij në Ukrainë.

“Perëndimi dështoi ta ndalojë Putinin nga ndërhyrja në Gjeorgji më 2008, ashtu bëri sërish në Krime më 2014 dhe në Siri më 2015. Nëse nuk ndalohet në Ukrainë, ai sigurisht do ta provojë fatin kundër shteteve anëtare të NATO-s”, ka theksuar ai.

“Jemi në epokë të paraluftës”

Simon Diggins, analist ushtarak, ka deklaruar se nga njëra anë gjithmonë jemi në një epokë paralufteje pasi luftërat mund të nisin nga keqllogaritë, keqkuptimet apo qëllimshëm.

“Por, muajt e fundit kam dëgjuar zhurma të forta dhe kam ndjenjën se tensione të pashmangshme të një botë komplekse mund të zgjidhen vetëm me luftë. Asgjë nuk është e pashmangshme, por pushtimi i Ukrainës ka treguar se Rusia e sheh luftën si instrument politike, si mjet për ta ndryshuar rendin botëror në favorin e tij, dhe jo për mbrojtje”, ka thënë ai.

Njëjtë ka përmendur edhe tendencat e Kinës në Tajvan dhe Iranin.

“Kjo nënkupton se pretendimi kundër përdorimit të forcës – që ka qenë baza për rendin botëror pas Luftës së Dytë Botërore – ka humbur”.

Diggins ka thënë se Rusia tani po shpenzon më shumë për ushtrinë se shumë prej fuqive të tjera botërore. Sipas tij, do të ketë armëpushim në Ukrainë me gjasa për këtë vit, por definitivisht po vitin tjetër.

“Atëherë do të përballemi me një ushtri të re ruse, që do të përdoret për dëshirat e Putinit – dhe ai ka listë të gjatë të ‘rirregullimeve’ për të korrigjuar atë që ai e sheh si katastrofë pas rënies së Bashkimit Sovjetik”.

“Ne jemi definitivisht në një epokë të paraluftës”, ka theksuar Diggins./O.S

Të fundit

Zakone që do t’ju shërojnë njëherë e mirë aparatin tretës

Shëndeti i aparatit tretës është thëlbësor për mirëqënien njerëzore dhe kujdesi për të do ju ndryshojë jetën. Humbja e...

Adrola Dushi në krah të partnerit të Rihanna-s për këtë arsye

Modelja shqiptare, tashmë me famë botërore duket se po kulmon në karrierën e saj duke u shfaqur në krah të reperit amerikan A$AP Rocky....

Google Maps dhe Earth vijnë me përditësime që do ta bëjnë lundrimin më të thjeshtë

Kompania amerikane Google po punon për përditësime të reja për Google Maps dhe Google Earth në një përpjekje për të përmirësuar përvojën e përdoruesve...

Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi – por pushimet...

Zgjedhjet për kreun e PD së Kamzës, ja 3 kandidatët që garojnë

Anëtarët e degës së PD-së së Kamzës zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda. Anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV