Aktori i njohur i Peaky Blinders, Paul Anderson, gjobitet për posedim droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kishte gjetur Anderson me një djalë të ri dhe një fëmijë 17 muajsh. Ata e çuan atë më pas në një stacion policie, ku i gjetën kokainë dhe një mbështjellës pluhuri kafe që ishte amfetamine, plus diazepam dhe pregabalin.

BRITANI– Aktori i filmit “Peaky Blinders”, Paul Anderson, është gjobitur për posedim droge, pasi u kap me kokaine dhe substanca të tjera narkotike në Boxing Day.

Anderson, i cili luan Arthur Shelby në film u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner të enjten, i akuzuar për posedim të kokainës të klasit A, si dhe amfetaminave të klasës B dhe dy substancave me recetë të klasës C. 48-vjeçari u deklarua fajtor për të katër akuzat dhe u gjobit me një total prej 1,345 £.

Sipas The Guardian, policia kishte gjetur Anderson me një djalë të ri dhe një fëmijë 17 muajsh. Ata e çuan atë më pas në një stacion policie, ku i gjetën kokainë dhe një mbështjellës pluhuri kafe që ishte amfetamine, plus diazepam dhe pregabalin.

Në mbrojtje të tij, avokati i Anderson i tha gjykatës: “Ju do ta njihni të pandehurin nga një rol shumë intensiv që ai ka luajtur në një shfaqje televizive. Ai njihet në çdo vend dhe bën çmos për të kënaqur fansat e spektaklit duke u futur në karakter.

Avokati i tij tha se Anderson nuk kishte pirë kokainë, por shtoi: “Ai e ka gjetur veten në një pozicion të pafat dhe duhet të kishte fuqinë për të thënë jo”./O.S

Të fundit

“Nuk ka burg pa gjyq që na ndal”/ Veliaj poston videon me pamjet e Tiranës ndër vite

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos...

‘Travel Radar’: Shqipëria, perla e fshehur europiane nën radarin e turistëve të huaj

Është koha për të vendosur Shqipërinë në radarin tuaj nëse jeni në kërkim të një vendpushimi mahnitës dhe me çmim të arsyeshëm, shkruan Ethan...

Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela…..!?

“Mbretëresha e këngës” dhe “Nderi i kombit”  Kadri Tarelli Këto ditë shkurti, të gjitha mediat vizive dhe të shkruara, në krye të fjalës kishin, Vaçe...

Ndryshimi tronditës i Ariana Grandes, fansat në panik: Ajo po vdes

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

“Zero Day”, jeta e dytë e De Niros si aktor i serialeve televizive

Ai luan në thrillerin politik, në Netflix nga 20 shkurti Në prag të ditëlindjes së tij të 82-të, Robert De Niro po përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV