Nis lundrimin anija më e madhe në botë, shqetësim rreth emetimeve të metanit në natyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anija më e madhe e lundrimit në botë ka nisur udhëtimin e saj të parë të shtunën, mirëpo grupet mjedisore janë të shqetësuara pasia anija me gaz natyror të lëngshëm dhe linjat e tjera gjigante të lundrimit që do të pasojnë, do të çlirojnë metan të dëmshëm në atmosferë.

“Icon of the Seas” i Royal Caribbean International është nisur nga Miami me kapacitet për 8000 pasagjerësh. Anija është ndërtuar për të punuar me gaz natyror të lëngshëm, i cili digjet më pastër se karburanti tradicional detar, por paraqet rreziqe më të mëdha për emetimet e metanit.

Grupet mjedisore thonë se rrjedhja e metanit nga motorët e anijes është një rrezik i papranueshëm për klimën për shkak të efekteve të tij të dëmshme afatshkurtra.

“Është një hap në drejtimin e gabuar”, tha Bryan Comer, drejtor i Programit Detar në Këshillin Ndërkombëtar për Transportin e Pastër (ICCT), një institut kërkimor për politikat mjedisore.

“Ne vlerësojmë se përdorimi i gazit të lëngshëm si lëndë djegëse detare lëshon mbi 120% më shumë emetime të gazit serrë të ciklit jetësor sesa nafta e gazit detar.”/O.S

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV