Finlandezët votojnë këtë të dielë presidentin e ri mes tensioneve me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finlandezët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e tyre të ri, pasi tensionet me Rusinë fqinje u përshkallëzuan pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Duke mbajtur një qëndrim neutral gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda vitin e kaluar u bë anëtari i 31-të i NATO-s.

Për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dy figura politike finlandeze kryesojnë mes nëntë kandidatëve, sipas sondazheve: ish-kryeministri konservator Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga partia e Gjelbër. Në vend të tretë, sipas sondazheve, është kandidati i ekstremit të djathtë të Partisë Finlandeze, Jusi Hala-aho.

Qendrat e votimit hapen në orën 09.00 dhe mbyllen në orën 20.00. Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmi rus në Ukrainë.

Pasi fqinji i saj u bashkua me NATO-n në prill 2023, Moska ka premtuar se do të marrë masa.

Në gusht, Finlanda përjetoi një fluks emigrantësh pa viza në kufirin e saj lindor. Helsinki më pas akuzoi Moskën për orkestrimin e një krize migrantësh në pragun e saj dhe mbylli kufirin me Rusinë në nëntor./E.T

Të fundit

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më...

Lajme të tjera

Web TV