Thuhet se Kanye West e ka ndaluar bashkëshorten e tij, Bianca Censori që të përdorë rrjetet sociale me justifikimin se do “ta mbrojë”. Reperi i “Off the Grid” pretendohet se e ka ndaluar të shoqen të ndërveprojë me njerëzit në rrjetet sociale, për të shmangur komentet negative, por miqtë e saj janë të shqetësuar dhe mendojnë se ai po e izolon nga realiteti.
“Bianca ka pasur gjithnjë rrjete sociale dhe ka qenë aktive në to, derisa u martua me Kanye-n”, thotë një burim për Daily Mail, duke shtuar: “Ai nuk do që ajo të ketë rrjete sociale, se mendon se do të lëndohet nga komentet e neveritshme që bëjnë njerëzit. Ai e ka bindur dhe duke qenë se ajo tanimë është një yll, duhet të jetë misterioze dhe për ata që e dinë se është një formë tjetër e kontrollit, e gjitha kjo është e frikshme”.
Burimi anonim tha edhe se miqtë e Censori-t mendojnë se ajo ka nevojë për mbrojtje, sidomos pas fotove që poston Kanye, ku ajo shfaqet pothuajse totalisht e zhveshur. “Ai e publikon atë pothuajse lakuriq në llogaritë e tij që të kontrollojë narrativën e (jetës së) saj. Është shqetësuese!”, duke theksuar se reperi po e izolon gjithnjë e më shumë nga bota.
“Bianca e fortë që njihnim është zhdukur. Ajo vesh çfarë do ai, shkon ku do ai dhe bën çfarë do ai, sepse nuk ka një zgjidhje tjetër. Ajo, nga dizenjuesja e markës, u bë gruaja e tij dhe ka ngecur”, u shpreh personi në fjalë.
Edhe në shtator u publikua një lajm ku thuhej se miqtë e saj ishin të shqetësuar për veshjet dhe sjelljet e saj. Ata, sipas zërave, ia thanë ç’mendonin, por Bianca nuk ishte e interesuar për mendimin e tyre./E.Ç