Covid-19/ Mbretëresha me fjalim para britanikëve, i 4 gjatë gjithë jetës së saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive, referuar një raporti të Buckinghm Palac së Madh për  koronavirusin.

Elizabeta e II pritet të flasë për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe si pasojë e përhapjes së pandemisë, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave, duke shënuar kështu numrin më të madh me të vdekur brenda një dite raporton Daily Mail.

Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Fjalimi është regjistruar në Windsor Castle dhe do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me oren lokale. Mbretëresha pritet t’i kërkojë popullit të bëhet më i fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Duhet theksuar se ky është fjalimi i katër i Mbretëreshës Elizabetë, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Më herët, mbretëresha i është drejtuar popullit nëpërmjet këtyre fjalimeve të rralla, më 1997 pas përcjelljes së funeralit të Princeshës Diana, si dhe për të folur për Luftën e Gjirit në vitin 1991.

Të fundit

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave...

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep të globit, nga Koreja në...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe...

Lajme të tjera

Web TV