U filmua duke konsumuar kokainë në zyrë, shkarkohet nga detyra zyrtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç. Shkarkimi i saj ka ardhur pas publikimit të pamjeve ku ajo dukej teksa konsumonte lëndë narkotike brenda zyrës.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Prokuroria Themelore e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit e Miletiç që dyshohet se ka konsumuar drogë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./O.S

 

 

Të fundit

I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë...

“Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit. Ikonat, ngjyrat, historia, gjithçka është ruajtur me...

“Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike. “Le nam me...

11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për ‘rrethimin policor’ të News24

Adriatik Doci Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek...

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët,...

Lajme të tjera

Web TV