Nuk u nominua për asnjë çmim “Oscar” në rolin e Barbie, reagon Margot Robbie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Margot Robbie, ylli i filmit “Barbie”, ka shpjeguar se si ndihet pasi nuk u nominua për Oscar në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi mori tetë nominime për çmimin Oscar , duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor dhe aktoren më të mirë dytësore. Fansat, megjithatë, ishin të befasuar që Margot ishte anashkaluar për rolin e saj kryesor.

Robbie, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se nuk është e trishtuar për këtë. Ajo shtoi se misioni i filmit është të ndikojë në kulturë dhe se ky është “shpërblimi më i madh” që ka ardhur nga suksesi i filmit.

“Nuk ka asnjë mënyrë që të ndihesh e trishtuar kur e di se je e bekuar kështu,” tha ajo.

Sakaq, Robbie shtoi se ishte më e mërzitur që regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig nuk mori një nominim për Oscar për regji.

“Mendoj se Greta duhet të ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Ajo që ajo bëri është diçka që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”, ka thënë ajo.

“Barbie” fitoi 1.38 miliardë dollarë në arkat globale, gjë që dëshmoi se parashikimet e ekspertëve të industrisë se “Super Mario” do të jetë filmi më i mirë i vitit 2023 ishin të gabuara./E.Ç

Të fundit

Botës i është çmendur kryetari

Nga Skënder Minxhozi   Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për...

Gjobë e çuditshme/ Drejtimi i mjetit me pallto apo xhup mund tu kushtojë deri në 200 euro

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Aksident në aksin Thumanë-Kashar, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Thumanë - Kashar, në afërsi të Thumanës. Viktima 73-vjeçar identifikuar si Rexhep Tamizi ka ndërruar jetë në...

Vëllai i Unikkatil u gjet i pajetë, çfarë zbuloi policia në banesën e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Prishtinë, ku Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, është...

Mjetet e parkuara gabim, Policia aksion në Tiranë për lirimin e hapësirave publike

Policia e kryeqytetit ka hequr me karrotrec 17 automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që kishin bllokuar lëvizjen në zonat e ish-parkut të autobusave...

Lajme të tjera

Web TV