“Krevati i fantazmave do ta quajmë”/ Për çfarë e ka fjalën Meri Shehu?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, Meri Shehu i habiti të gjithë kur u shpreh se ‘i duket se në shtëpinë e Big Brother VIP 3 ka fantazma’ dhe se ‘ndjente energji fantazmash’.

Lidhur me këtë e pyeti mbrëmë Ledion Liço, i cili e pyeti: “Po mire o Meri, me aq banorë sa ke aty brenda dhe një fantazmë të duhej?”.

“Na duhej një fantazmë sepse e para unë mendoj se e pëlqen shtëpinë tone, e dyta të na shpjegojë disa ngjarje.

Atë ditë kur po flisnim për fantazma, erdhi Erjola, të cilës i kishte rënë i gjithë pluhuri i pudrës dhe e ndjeu si një energji që e kishte ndjekur nga pas”, tha Meri, e cila ishte në dhomën e rrëfimit dhe herë pas here i fikej drita aty.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit, teksa ajo ishte ulur në tavolinë duke ngrënë, i thotë Romeos se krevatin ku rrinte Drini dhe Olsi do t’a quante ‘krevati i fantazmave’.

“E shikon që ai krevati ngel gjithmonë bosh? Krevati i fantazmave do ta quaj. Ishte Drini, iku. Ishte Olsi, iku. Bosh do rrijë. Mos e ço Bardhin se nuk i dihet. A ikën ata të dy?”, tha Meri Shehu./   S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV