Shqetësime për lirinë e medias në Kosovë/ Ndryshimi i ligjit shihet me dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i AGK-së, thotë se me ndryshimet e propozuara, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po synon të shtrijë ndikimin e saj mbi mediat.

“Ndryshimet që parashihen në këtë ligj të ri janë drastike dhe ndikojnë në punën e mediave online pasi që parashihet që Komisioni i Pavarur i Mediave t’i kontrollojë ato nëpërmjet licencimit dhe shpërndarjes së gjobave në rast të thyerjes së kodit, kjo për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, komunitetin është e papranueshme sepse është tendencë e qartë e Qeverisë Kurti për të vënë nën kontroll mediat online”- tha DEK Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Shqetësuese për gazetarët është edhe shtimi i numrit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi konsiderohet si qeveria synon ta plotësojë këtë numër me personat e afërt me të. AGK dhe shoqëria civile kërkojnë që të përfshihen në diskutimet për ndryshimet e këtij ligji i cili tashmë ka marrë miratimin e Qeverisë dhe ka shkuar për shqyrtim në Kuvend.

“Ne me të vërtetë jemi të shqetësuar për projektligjin por jemi të përkushtuar të punojmë me Qeverinë dhe parlamentin e Kosovës në mënyrë që ta përmirësojmë draftin aktual dhe të sigurojmë që nuk krijohet asnjë pengesë për mediat dhe punën e tyre”– tha DEK Flutura Kusari, Juriste e medias.

Për shqetësimet e ngritura, kryetari i komision parlamentar për media, Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se nuk qëndrojnë.

“Ato që janë prej direktivës ose janë përafrim me Bashkimin Evropian, në këtë rast kanë punuar dy ekspertë që e kanë propozuar brenda kornizës së Bashkimit Evropian, duhet që të ndihmojmë të gjitha palët e jo të paragjykojmë se Qeveria e paska pru një ligj që do t’i kapë mediat që në fakt nuk qëndron”- u shpreh DEK Valon Ramadani, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe :  Çfarë pas dënimit në mungesë për krime lufte?

Me këtë ndryshim, Komisioni i Pavarur i Mediave që kontrollon përmbajtjen audio-vizuale të mediave merr përsipër edhe kontrollimin e mediave online. Për përmbajtjet e publikuara që bien ndesh me Kodin e Etikës, parashihen gjoba deri në 40 mijë euro. Ndryshimet e këtij ligji pritet të diskutohen në Kuvendin e Kosovës javët në vazhdim./O.S

Të fundit

Pema tradicionale e Vitit të Ri, sa ka ndryshuar tradita para e pas viteve 90

Muaji dhjetor është muaji i festave, që si simbol ka pemën e Vitit të Ri, një traditë kjo e...

Hapen burgjet, Edi Rama tjetër amnisti, ja kush përfiton nga projektligji

Në prag të zgjedhjeve por me argumentin e mbipopullimit dhe kostos, shumica socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për të “hapur” burgjet. Kryetari i...

Hapet sot unaza e madhe e Tiranës, shpejtësi deri 90 km/h

Unaza e Madhe e Tiranës me një gjatësi totale 28.7 kilometra merr formën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur sot. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar,...

Euro në greminë, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Sot, më 30 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar...

Lajme të tjera

Web TV