Konkurs kombëtar për gjuhën shqipe, ja cilat klasa do të përballen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri më i fundit nga ky institucion udhëzon për herë të parë organizimin e një konkursi kombëtar të gjuhës shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta në arsimin parauniversitar.

Është ngritur grupi qendror i punës me 8 anëtarë, të cilët janë punonjës të Drejtorive në varësi të Ministrisë së arsimit; që do duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin si dhe me stafet drejtuese të shkollave në përgatitjen e nxënësve si dhe në hartimin e pyetjeve dhe përgjigjeve të konkursit. Konkursi do të realizohet në disa faza, së pari në nivel shkolle, më pas mes shkollave për tu përmbyllur në një përballje mes më të mirëve, ku do të zgjidhen edhe fituesit.

“Konkursi le të jetë një arenë ku ata përballen me njëri-tjetrin, sfidojnë; krijojnë, shkruajnë. Veprimtari të tilla konkurruese, stimuluese, janë të mira sepse na bëjnë të shohim gjendjen të formimit të fëmijëve. Nga ana tjetër të nxjerrim detyra për të plotësuar ato mangësi ku shkolla duhet të përmirësojë tekstet, mësimdhënien, metodat e përvetësimit të gjuhës shqipe”, tha Zhyljeta Grabocka, mësuese në pension.

Mësuesit shohin se ka përpjekje për të ruajtur gjuhën shqipe, por mendojnë se veç anës artistike, ndryshime duhet të ndodhin edhe në tekstet mësimore apo trajnimin e arsimtarëve.

“Problemet që sot janë urgjente në ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe, në kohën kur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit i kanë bërë fëmijët të jenë në kontakt me gjuhët e tjera. Pra gjuha shqipe përballet me gjuhë të tjera. Por shkolla është ajo që i mëson, I edukon në formimin e gjuhës amtare. Familja dhe shkolla mbeten dy hallka kryesore që gjuha ruhet” , tha ajo.

Lexo edhe :  Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Sugjerimet vijojnë më tej për ta shtrirë konkursin në mosha të ndryshme, jo vetëm për nxënësit e klasave të nënta./O.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Lajme të tjera

Web TV