KRIIK: Të adresohet keqpërdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e monitorimit të zgjedhjeve në vend, KRIIK Albania, në një raport të fundit konstaton se në Komisionin e Refromës Zgjedhore është lënë jashtë planit diskutimi i amendimeve ligjore për parandalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore. Gjithashtu kjo organizatë thekson se nuk po merren në shqyrtim rekomandimet e organizmave ndërkombëtare dhe vendase të dala nga raportet e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe 2023.

Përdorimi i burimeve shtetërore në zgjedhje vijon të mbetet një nga problemet kryesore që fatkeqësisht nuk po futet si çështje për diskutim në Komisionin e Refromës Zgjedhore. Problematika është veçuar edhe në raportin e OSBE-ODIHR, por edhe nga organizmat vendase. KRIIK Albania, një nga organizatat kryesore në vend për monitorimin e zgjedhjeve në një raport të fundit shpreh shqetësimin se “Adresimi i shpërdorimit të burimeve shtetërore në Reformën Zgjedhore, është thelbësor për garantimin e Integritetit të Zgjedhjeve në vend”. Ndërsa palët politike ende kanë përplasje mbi përbërjen e anëtarëve dhe bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duket se problemet thelbësore të problematikës së zgjedhjeve në vend janë anashkaluar.  Në qendrimin public të KRIIK, konstatohet me shumë shqetësim lënia jashtë planit të ripunuar të kalendarit të punës së Komisionit, e amendimeve ligjore për parandalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore dhe zhbërjen e sistemit të patronazhimit masiv të ngritur në mënyrë kapilare në tërë administratën shtetërore, i cili mbart në vetvete forma të intimidimit dhe të drejtimit të votës, fenomene që në rast mos-adresimi përmbajtësor krijojnë avantazhe të paligjshme apo paracaktojnë rezultatin e një procesi zgjedhor, duke bërë nul çdo rregullim tjetër që mund të bëhet për procesin, qoftë ky edhe sistemi zgjedhor.

KRIIK thekson se përdorimi i burimeve shtetërore për avantazh elektoral, një fenomen që cënon seriozisht intregritetin e zgjedhjeve dhe minon themelin e sistemit demokratik, ka shënuar veç një tendencë në rritje, duke u kryer në zgjedhjet e fundit në mënyrë të hapur, në sfidë të hapur ndaj ligjit dhe institucioneve që kanë për detyrë ta zbatojnë atë, veçanërisht nga ofiqarët politikë të niveleve të larta. KRIIK vlerësoi në Deklaratën e Gjetjeve dhe Konkluzioneve Paraprake mbi zgjedhjet e 14 majit 2023 se “…shteti shqiptar dhe klasa politike vendimmarrëse nuk arritën të organizojnë një proces zgjedhor, i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të qytetarëve, duke dështuar të garantojnë që këta të fundit të mund të zgjedhin në 14 maj në mënyrë të lirë e të pandikuar.”, vlerësim i cili reflekton në masë të konsiderueshme edhe përdorimin e burimeve shtetërore, përpos të tjera fenomeneve negative të vërejtura. Tashmë që në vëmëndje të opinionit publik është rikthyer sërish rëndësia e reformës zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare 2025, ajo që konstatohet me shqetësim është fakti se nuk duket të ketë asnjë reflektim mbi dëmin madhor ndaj të drejtave civile dhe politike të shqiptarëve apo dëmin e kryer ndaj interesit publik. Në këtë situatë të zymtë, deri alarmante, për cilësinë e demokracisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut, kur politizimi ka kapur thuajse çdo qelizë të shoqërisë, në kufijtë e kapjes së shtetit, reforma e pritshme zgjedhore (të cilën legjislatura aktuale e Kuvendit ka dështuar tërësisht ta adresojë deri në këtë moment, në një mungesë të dukshme të vullnetit për të përmirësuar kuadrin ligjor për zgjedhjet) do të duhet të ndjekë një proces radikalisht të ndryshëm nga ato të mëparshmet, nëse do të duhet të prodhojë një reformim real të kuadrit ligjor, i cili adreson problematikën në thelb dhe jo simptomat e saj nëpërmjet ndërhyrjeve minore a të pjesshme.  Përpos një adresimi më të plotë të problematikës së përdorimit të burimeve shtetërore për avantazh elektoral, KRIIK vlerëson se të tjera sfida madhore që reforma e pritshme do të duhet të adresojë janë e drejta e shqiptarëve me vendbanim jashtë vendit për të votuar pranë vendbanimit të vet; apo vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese që janë ende për t’u adresuar, ngritja e një administrate zgjedhore totalisht të pavarur, në përputhje me aspiratat e Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020, apo edhe adresimi i problematikave të mbartura në lidhje me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, demokracinë e brendshme të partive politike, si dhe mundësimi në praktikë i referendumeve, ndërhyrje të cilat shkojnë përtej kuadrit ligjor për zgjedhjet. Në mënyrë që reforma të prodhojë një kuadër ligjor i cili të synojë garantimin e integritetit të zgjedhjeve, në të gjithë kuptimin që ky term mbart, KRIIK rithekson, në linjë me qëndrimin konsistente të mbajtur prej së paku vitit 2012, se ajo duhet të jetë një reformë, e thelluar, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Një rol thelbësor e aktiv, në gjykimin e KRIIK, është i nevojshëm të luhet prej aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht prej partnerëve strategjikë të vendit në rrugëtimin drejt vlerave të demokracisë euro-atlantike, të cilët të mund të ofrojnë sa ekspertizën e nevojshme, aq edhe nxitjen e mbështetjen politike për aktorët vendorë, si dhe garancitë se procesi reformues do të përmbushë kriteret sa më sipër, sërish në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave e kërkesave të Dokumentit të Kopenhagës. Në përmbyllje të Qendrimit Publik, KRIIK i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe aktorëve politikë parlamentarë të gjejnë dhe zhvillojnë rrugën e dialogut politik, duke i kthyer funksionimin normal e demokratik parlamentit, si dhe të gjithë aktorëve të tjerë që mund të kontribuojnë në reformimin e kuadrit ligjor, qoftë ata ndërkombëtarë, qoftë ata vendas, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, mediat, përfaqësues të botës akademike, etj., që të mbajnë qëndrim kritik e konstruktiv duke kërkuar një proces dialogu gjithëpërfshirës, si dhe të përfshihen aktivisht në procesin e konsultimeve dhe ofrimit të rekomandimeve.

Lexo edhe :  U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV