Greqi, fermeret marin vendimin për përshkallëzim të protestave dhe bllokim të rrugëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 12 të mesditës së sotme, përfaqësues të fermerëve, nga çdo cep i vendit, janë mbledhur në Nikaia të Larisës. Është koha kur do të nisë mbledhja e planifikuar mbarëkombëtare, në të cilën fermerët do të marrin vendimet përfundimtare për vazhdimin e protestave të tyre. E ndërsa fermerët e kanë bërë të qartë se do të ashpërsojnë qëndrimin e tyre, duke përshkallëzuar protestat e tyre, kryeministri Kyriakos Mitsotakis lë të hapur “dritaren” për një takim me ta.

Në propozimet për takimin vendimtar të sotëm, fermerët planifikojnë të vazhdojnë duke bllokuar rrugët nacionale dhe Istmusin e Korinthit, duke zbritur në Athinë me traktorë dhe një demonstrim jashtë Parlamentit, mbylljen e doganave (traktorët tashmë janë të rreshtuar në stacionin kufitar të Nikit, në Follorinë), por edhe “pushtime” për aksione me makineri bujqësore në qendrat e qyteteve më të mëdha të vendit.

“Ne do të vendosim bashkërisht për veprimet tona, si do ta trajtojmë situatën pas deklaratave të kryeministrit që nuk na kënaqin. Prandaj vazhdojmë me një propozim për të përshkallëzuar protestat, për të dalë në rrugën nacionale me traktorë”, tha përfaqësuesi i fermerëve të Larisës, Rizos Maroudas, ndërsa përfaqësuesi i Kooperativës Bujqësore të Larisës, Christos Sidiropoulos, “premtoi” se do të shihnim imazhe të ngjashme me ato të demonstratave të fermerëve në Gjermani, Francë dhe Itali.

“Kërkesat që ne pretendojmë në çdo prefekturë janë të përmbledhura në një dhe të vetmen kërkesë: Ne kërkojmë mbijetesën tonë si fermerë, të qëndrojmë në fshatrat tona”, thotë Komiteti Panhelen i Blloqeve.

 

 

Kërkesat kryesore të fermerëve përfshijnë subvencione, uljen e TVSH-së për vajin bujqësor, energjinë elektrike, plehrat dhe furnizimet, si dhe përcaktimin e qartë të kompensimeve që do të marrin, ndryshimin e PPB, etj.

Megjithatë, kryeministri duke folur për gazetarët gjatë prezantimit të librit nga drejtori i zyrës së tij të shtypit, Dimitris Tsiodra, nuk përjashtoi një takim me ta, duke thënë se pret që ata të marrin vendimet më parë.

Lexo edhe :  Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Më herët në fjalën e tij ai i kishte dërguar një mesazh botës së bujqësisë, duke folur për CAP-në dhe duke theksuar se qeveria negocioi fort në Bruksel, duke arritur të mbajë të njëjtat burime, ndryshe nga vendet e tjera që u reduktuan: “Unë personalisht e bëra këtë negociatë. . Ishte PPE ajo që ia doli dhe vendosi disa barriera ndaj kërkesave dhe propozimeve ndonjëherë të tepruara të të gjelbërve dhe socialistëve. Për të gjitha këto, fermerët evropianë po protestojnë në masë të madhe. Tranzicioni i gjelbër është i domosdoshëm, por duhet bërë me kujdes”, tha ndër të tjera Kyriakos Mitsotakis./O.S

Të fundit

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive...

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Lajme të tjera

Web TV