Burg kush mban më shumë se një partner/ Eni Çobani: Nuk kemi zgjidhje të tjera?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, një ndryshim në Kodin Penal, ka hapur diskutime si në rrjetet sociale ashtu edhe në mediat televizive.

Në projektligjin e hedhur për diskutim, parashikohet që bigamia (martesa me dy partner/e njëkohësisht) të konsiderohet si vepër penale, e cila mund të dënohet deri në 3 vite burg.

Avokatja Eni Çobani, në një intervistë televizive, shprehet se nuk mund të jetë rregullator i një shoqërie demokratike burgu.

Sipas saj, duhen gjetur zgjidhje e rregullatorë të tjerë për këtë element social.

Eni Çobani: “Atëherë, në këtë kuadër që ne jemi, tradhtia të nderuar shqiptarë, nuk është vepër penale. Dhe bigamia, që tani së fundmi ka dal një draft, por unë dua të jem serioze, sikundër jam gjithmonë…”.

Ka dalë një draft?

Eni Çobani: “Ka dalë nëpër media, por unë nuk dua t’i referohem asaj sepse e para nuk është e shkruar mirë nga ana gjyqësore dhe nuk besoj që ai të jetë projekti i sistemit që po na vihet tani përballë, por megjithatë, ka një iniciativë për të bërë një projekt për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, pikërisht mbi martesat dyfishe, që do të thotë krahas martesës ligjore do të kemi dhe një martesë tjetër. Jo! Këtë e ndalon ligji. Ky ligj ka qenë gjithmonë në Shqipëri. Pse dalin dhe thonë sot: “Shiko, por nuk ishte thënë edhe shumë mirë”. E keni në Kodin e Familjes, pikërisht në nenin shtatë dhe nëntë, janë ndalimet për sa i përket martesave”.

Pra ligji është?

Eni Çobani: “Patjetër që është ligji”.

Po çfarë kanë nxjerrë këta?

Eni Çobani: “Ne nuk kishim dënimin penal, pra këta tani kanë shtuar dënimin penal. Tani, të shtosh dënimin penal për një element social, për të cilin unë mendoj se duhet të ketë mjete të tjera rregullatore. Po pse te burgu do shkojmë tani gjithmonë? Pra, nuk kemi zgjidhje të tjera”?

E shpika unë një kështu, taksa e përjetshme.

Lexo edhe :  Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Eni Çobani: Po edhe gjoba, pra është quajtur dikur edhe kundërvajtje. Mund të bëhet diçka e kësaj natyre, por nuk mund të jetë rregullator i një shoqërie demokratike burgu. Pra, ne po mundohemi, të paktën unë, në sistemin e drejtësisë, të fusim një ide tjetër, atë të cilën është ndërmjetësimi. Ndërmjetësimi është komunikim. Pra hajde komunikojmë, nëse gjërat nuk shkojnë hajde t’i zgjidhim. Sigurisht që fenomenet e fundit, ne duhet ta ngremë zërin, kanë qenë shumë të rënda. Nuk mund të pranohen marrëdhënie krahas asaj ligjore dhe dy të tjera të cilat ti mund t’i gjesh, ambientet në të cilat jetoni, frekuentoni, pra këto janë gjëra të cilat nuk mund të imagjinohen sepse nuk janë të mundura edhe në efektin personal. Sesi një burrë sot mund t’ju përgjigjet katër grave, tani unë nuk e di si mundet. Megjithatë, kjo varet nga gjithsecili, mund të ketë burra që u përgjigjen katër grave, ky është problemi i tyre”.

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV