Të gjitha palët bashkohen tek ideja që nuk duhet të bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Mbledhja për bashkimin e opozitës u krye. Të gjitha palët brenda opozitës dhanë mendimet e tyre të cilat mund të përmblidhen si më poshtë vijon.

Flamur Noka i bëri thirrje opozitës të bashkohen tek “Rrugica e Shpresës” që është toponimi politik i “Rrugicës së Salës”. Sipas Nokës, ata që nuk vijnë tek “Rrugica e Shpresës” nuk kanë asgjë të përbashkët me opozitën.

Gazmend Bardhi ka dhënë si ide bashkimin tek dhuna parlamentare. Duhet të perfeksionohet më mirë hedhja e palltos nga distanca mbi karrige, për të fituar kohë në përleshje, dhe duhet të stërvitemi më shumë në hapjen e dyerve me forcë. Kush nuk është dakord me këtë nuk ka pse i bashkohet opozitës.

Agron Gjekmarkaj, ka dhënë si ide bashkimin, heqjen dorë nga të qenit gladiator dhe mbushjen e mendjes Berishës që të heqë dorë nga posti i kryetarit qoftë dhe sikur tu gjejë ai një të ri konsesual.

Ervin Salianji, ka idenë që opozita duhet të bashkohet ose në grevë urie, ose në akt ngujimi, ose me diversifikim. Kjo e fundit nuk është kuptuar qartë, por shumica e kanë nënkuptuar që 2 ditë grevë urie, dy ditë ngujim, pasi kështu kanë mundësi ta shtyjnë një vit.

Fatmir Mediu, ka propozuar që opozita duhet të bashkohet edhe rreth Berishës edhe rreth ndërkombëtarëve. Se si, le ta gjejë vetë opozita pasi ai nuk mban përgjegjësi për rrugëzgjidhjet, pasi ai ka vetëm ide.

Lindita Metalia ka propozuar që opozita të bashkohet në bazë, të bëhen bashkë aty, dhe pastaj kandidatët për kryetar s’kanë ku të shkojnë do dorëzohen tek populli.

Dashnor Sula ka idenë se bashkimin e sabotoi Flamur Noka që i tha Doktorit kundërshto vendimin e SPAK dhe e la Doktorin në majë të Ballkonit,. Po të ishte i lirë Doktori tani, do ishte ndryshe situata. Ndaj bën thirrje të bashkohen rreth SPAK.

Lexo edhe :  Brezi "çfarë më shikon", në çfarë shoqërie po rritet?

Dashamir Shehi ka propozuar në bashkimin në një federatë opozitare, me sa më shumë parti brenda tyre .

Lulzim Basha ka thënë se opozita është e bashkuar rreth PD, në aleancë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, në mbështetje të SPAK kundër korrupsionit në Shqipëri. Disa individë që janë në konflikt me perëndimin dhe drejtësinë nuk prishin punë.

Në përfundim të gjithë këtyre “ideve” për bashkim, është e qartë se ka një ide të bashkohemi rreth Berishës, një ide tjetër të bashkohemi kundër halleve të Berishës një ide tjetër dhe me Berishën dhe me SHBA.

Sa i përket metodave të luftës ka një ide ta zgjidhin me metoda të dhunshme, një ide me grevë urie dhe një ide me rrugë paqësore.

Tani e vetmja ide që mungon është se kush do zgjedh  idenë fituese. Për këtë pritet një takim i ri ku të bien gjithë palët dakord, që nuk janë dakord me asnjë ide për bashkimin.

Po të paktën të regjistrojnë ndonjë parti mos të ngelen rrugëve në zgjedhje, se erdhi fushata./   S.M

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV