Kush e krijoi koronavirusin? Profesori i Harvard dhe 2 spiunë kinezë në pranga, ja për çfarë akuzohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ botën. Teoritë e origjinës së këtij virusi janë të shumta. Disa mendojnë se virusi i ri e ka origjinën nga një lloj kafshe të cilën kinezët e konsumojnë, ndërsa të tjerë mbështesin teorinë se Covid-19 është krijuar qëllimisht në laborator nga dora e njeriut.

Një nga personat e dyshuar në përfshirjen e koronavirusit në Kinë është dhe Charls Lieber, një nga 26 profesorët më të mëdhenj të botës në fushën e kimisë dhe biologjisë.

Informacioni është publikuar nga agjencia AS në Spanjë, sipas të cilës Lieber ka pasur kontakt me disa disa studentë kinezë dhe Universitetin e Teknologjisë në Wuhan, vend nga ku shpërtheu pandemia e Covid-19.

Dy superfiqitë botërore, SHBA dhe Kina akuzojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e koronavirusit. Por këto akuza mbeten vetëm në korniza politike deri në teori konspiracioni që kanë shpërthyer shumë në situatën me të cilën po përballet gjithë bota.

Më 28 janar 2020 Universiteti i Harvardit, ku punonte dhe profesor Charls Lieber, nxori një njoftim për shtyp në të cilin shpaloseshin akuzat ndaj profesorit dhe lidhjet e tij me disa studentë kinezë.

Në njoftim shkruhej:

“Departamenti i Drejtësisë njoftoi sot se Shefi i Departamentit të Kimisë dhe Biologjisë Kimike të Universitetit të Harvardit dhe dy shtetas kinezë akuzohen për lidhje me Republikën Popullore të Kinës.

Dr Charles Lieber, 60 vjeç, shef i Departamentit të Kimisë dhe Biologjisë Kimike në Universitetin e Harvardit, u arrestua këtë mëngjes dhe u akuzua për deklarim të rremë, fiktiv dhe mashtrues.

Yanqing Ye, 29 vjeç, një shtetase kineze, u akuzua për mashtrim të seksionit të vizave, duke bërë deklarime të rreme, duke vepruar si agjentë të një qeverie të huaj dhe konspiracioni.

Lexo edhe :  Santorini goditet sërish nga tërmetet, lëkundje të forta me magnitude 5,1

Zaosong Zheng, 30 vjeç, një kinez, u arrestua në 10 dhjetor 2019, në Aeroportin Ndërkombëtar të Boston Logan dhe u akuzua për përpjekje për të kontrabanduar në Kinë 21 shishe të kërkimeve biologjike.

Dr. Lieber ka qenë kërkuesi kryesor i Grupit Kërkimor në Universitetin e Harvardit dhe ai ka marrë më shumë se 15 milionë fonde për kërkimet e tij.

Lieber është bërë një “Shkencëtar Strategjik” në Universitetin e Teknologjisë Wuhan (WUT) në Kinë dhe ishte pjesë e “Planit të Mijëra Talenteve” të Kinës nga 2012 deri në 2017.

“Plani i Mijëra Talenteve” është një nga planet më të shquara të rekrutimit të talenteve kineze dhe është dizajnuar për të tërhequr, rekrutuar talente shkencore të nivelit të lartë për përparimin e zhvillimin shkencor të Kinës.

Sipas këtij plani, Kina i paguante profesorit 50,000 dollarë në muaj, i mbulonte shpenzimet e jetesës dhe I dha mbi .5 milion dollarë për të krijuar një laborator kërkimor në WUT.

Lieber e mohoi përfshirjen e tij në këtë plan si dhe lidhjen e tij me Universitetin Teknologjik të Wuhanit, (WUT).

Dyshimet mbi profesorin Lieber erdhën në të njëjtën kohë me arrestimin e dy studentëve kinezë, Yanqing Ye dhe Zaosong Zheng, të cilët kontrabandonin lëndë që përmbanin mostra biologjike në Kinë.

Oficerët federalë në Aeroportin Logan zbuluan shishet e fshehura në një çorap brenda njërës prej çantave të Zheng, dhe të paketuara jo siç duhet.

Hetimet vijojnë të zhvillohen në SHBA, ndërsa profesor Lieber, studenti Yangqing Ye dhe një pjesëtar i forcave kineze të sigurisë janë nën arrest.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV