Petrit Palushi: Koronavirusi, kjo situatë ka vlerë vetëm për paraletrarët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Rubrika: “Shkrimtari në karantinë”

Petrit Palushi në një intervistë ekskluzive për “Fjala”

Nga Leonard Veizi

Padyshim, ai hyn në rradhën e shkrimtarëve të rëndësishëm të vendit, por me një “fat të keq” si krijues, sepse nga qyteti i largët verior ku ka dritaren e tij, “rrezja e diellit” ardhur prej kryeqendrës hyn më me vështirësi. Por dhe piskama e ardhur prej andej shpesh humbet mes ritmit të kambanave që bien zhurmshëm e të pasinkronizuara, në atë vend që me një marrëveshje fjale jemi mësuar ta cilësojmë si qendrën e letërsisë dhe të arteve. Dhe kjo është një e “keqe” jo vetëm për të, se ka edhe plot shkrimtarë të tjerë që nga periferia për në qendër e bëjnë rrugën me pengesa të shumta. E megjithatë ai ka ditur t’ia dalë, për ta sjellë letërsinë e tij tronditëse në Tiranë dhe për ta përçuar prej saj në të gjithë botën letrare të shqiptarëve.

Në gegnishten e tij të ëmbël e paqësore, madje të modifikuar në kushte të pasforcuara do të shtoja, ai vjen jo vetëm në formatin letrar që e ka të lëvruar aq bukur, por dhe në këtë intervistë të shkurtër, motivuar nga ditët e vështira që po përjetojmë. Për më tej, Petrit Palushi, shkrimtar, studiues e gazetar njëkohësisht, shprehet për “Fjala”:

-Si po i kaloni ditët në karantinë?

Fillimisht ditë të jashtëzakonshme, më pas mbetën sërish ditë të jashtëzakonshme. U shthur dinamika e jetës dhe njerëzit e kanë të vështirë të mësohen. Leonard i dashtun, ti e di se unë banoj në një qytet të vogël, por këto ditë në një qytet të një vetmie të madhe. Nuk ka njerëz nëpër qytet ta shpërfillin vetminë. Duket se qyteti është rrudhë krejt.

Në këto ditë të pazakonshme, të duket se natyra këndellet për veten e vet dhe jo për njerëzit, të cilët kanë shumë nevojë për të. Por, sa të çelë jeta, njerëzit do e shijojnë prapë natyrën…
Para do ditëve në Kukës ra borë dhe është mirat i madh me ra borë në çelje të prillit.
Fëmijët e karantinës s’e shijuan, se me shiju borën, dmth, me ba foto në borë, me luejtë me topa-bore, me ba njeriun prej bore, me rrëshqitë, e jo me e pa borën kah ballkonet e kah dritaret se të ngjan se je duke e pa në film…

Lexo edhe :  Tinka Kurti shfaqet në spotin e kryeministrit: Shqipërisë i duhet Edi Rama

Ditët në karantinë unë i kaloj si krejt njerëzit, as mirë dhe as keq.

Petrit Palushi, Fatin Palushi dhe poeti Frederik Rreshpja

-A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Për mua jo. Jo çdo herë për shkrimtarin janë frymëzuese ndryshime të tilla. Shkrimtari mund të marrë një ngacmim e pastaj ta shndërrojë në lëndë letrare. Letërsia ka të bëjë me rikrijimin.

Tani për tani njerëzimi është i rrethuar me perden e vdekjes dhe vdekja niset pa adresë, në Kinë, Itali, Spanjë, USA, Shqipëri e kahmos. Edhe më i pasuri i botës s’i shpëton frikës, pra është frikacak i madh. Edhe krimineli më i madh botës, që mund t`i jetë shmangë drejtësisë mund të jetë strukë dikund dhe lutet e lutet… Frika prej vdekjes, e prapë vdekja. Shkrimtari njeri është dhe s’e ka qetësinë e përshtatshme në një kohë të tillë të papërshtatshme.

Petrit Palushi dhe gazetarja Ermelinda Elezi ne studion e Radio Kukësit

-A mund të përbëjë ky precedent një motiv që në të ardhmen të shkruhet më shumë për të dhe rreth saj?

Mund të shërbejë, por varet sa letërsi bëhet. Ndoshta mund të shkruhen reportazhe dhe jo letërsi e mirëfilltë. Për një kohë të tillë u shkruan kryevepra si “Murtaja” e “Dashuria në kohën e kolerës”, prandaj shkrimtarit i qëndrojnë para syve vepra të tilla. Shkrimtari e gjen kohën e përshtatshme të shkruajë, nuk pret kohën e detyrueshme. Për paraletrarët po, është kohë e përshtatshme sepse e shohin letërsinë vetëm si pasqyrim të jetës. Lexova dikund një informacion se Ministria e Kulturës ka shpallur një konkurs për vepra letrare që mund të krijohen në Kohë Koronavirusi. Pra, letërsi me fushata si dikur, në kohë të komunizmit. Kjo është e gabueshme sepse letërsia kthehet në qëllimore ose mos ta kuptosh si duhet funksionin e letërsisë.

-A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Vlerë? Ndoshta një mësim si të kalitet durimi, por dhe të kuptosh më së miri se jeta është tepër e çmueshme.

-Kush është primare në ditë të tilla, leximi apo krijimtaria?

Mendoj se krijimtaria është primare. Edhe mund të shkruhet kur shkrimtari e gjen atë segment kohe me u shkëputë nga pjesa e furtunshme e ditës, pikërisht informimit alarmues të medias: Kaq vetë vdiqën prej virusit dje, kaq sot, nuk dihet sa vdesin nesër…

Intervistoi: Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

Hapet vetë gropa 10 metra në Delvinë, e dyta brenda pak javësh (Foto)

Foto që po shikoni vijnë nga fshati Dhrovjani në Delvinë ku siç shihet është vetëkrijuar edhe një tjetër gropë...

E rëndë/ Gjyshi përdhunon mbesën, 17-vjeçarja: Kisha frikë të tregoja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 83-vjeçar akuzohet se përdhunonte mbesën e j 17-vjeçare. Sipas mediave greke, vajza i tha policisë...

I vjedhin gjelin, shqiptari vendos 1 mijë dollarë shpërblim për atë që e gjen

Pronari i një restoranti në Wisconsin në SHBA kërkon statujën e gjelit që i kanë grabitur. Shqiptari  statujën gjigande e kishte vendosur para oborrit...

Rama inspekton punimet: Ja kur përfundon kantieri i ujit Maçurisht-Plasë, 6 mijë banorë përfitojnë nga ky ujësjellës

Kantieri i ujit Maçurisht-Plasë në Fier përfundon pas 2 muajsh dhe do të sjellë 24 orë ujë për 6 mijë banorë. Kështu thotë kryeministri Edi...

Përplasen tragjikisht dy anije, mbyten 26 persona

Të paktën 26 persona janë raportuar të vdekur pas një aksidenti në det, ku një anije me pasagjerë u përplas me një anije mallrash...

Lajme të tjera

Web TV