Deklarata e fortë e Putin: Isha gati t’i jepja fund luftës në Ukrainë,por më pengoi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin ka bërë një deklaratë shokuese mbrëmjebn e djeshme, teksa tha se ishte gati t’i jepte fund luftës në Ukrainë 18 muaj më parë, por kjo përpjekje është ndaluar nga Boris Johnson.

Presidenti rus pretendoi se ish-kryeministri britanik “e dekurajoi” liderin e partisë në pushtet të Ukrainës, David Arakhamia, nga nënshkrimi i dokumentit të marrëveshjes për paqe. Putin tha se negociatat ishin zhvilluar në Stamboll dhe se Ukraina nënshkroi marrëveshjen paraprake, por u tërhoq në fund nën presionin e Johnson, i cili i bindi ishte “më mirë të luftohej Rusia”.

“Ne ishim gati ta nënshkruanim këtë dokument, por zoti Johnson, në atë kohë Kryeministër, erdhi dhe na pengoi ta bënim këtë, duke thënë se ishte më mirë që ata ta luftonin Rusinë. Dhe fakti që ata i binden kërkesës së Johnson, ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, duket qesharak.

Dhe është shumë e trishtueshme për mua, sepse, siç tha zoti Arakhamia, ne mund t’i kishim ndalur ato armiqësi me luftë një vit e gjysmë më parë. Por britanikët na bindën dhe ne e refuzuam këtë. Ku është zoti Johnson tani? Dhe lufta vazhdon.”– tha Putin.

Më tej, ai akuzoi SHBA-në se i kishte thënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të refuzonte të negocionte ndonjë marrëveshje dhe tha se dëshironte të binte dakord për një zgjidhje./O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV