Shkelën masat ndaj Covid-19, arrestohen 2 persona gjobiten 166 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë arrestuar, ndërsa 166 të tjerë janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit, për shkak se kanë shkelur orarin e lejuar të lëvizjes.

Dita e dielë (dje) ishte e gjitha e kufizuar për lëvizje, por dy qytetarë me inicialet M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç në Tiranë, jo vetëm shkelën masën, por kundërshtuan me dhunë policët duke përfunduar në pranga. Ndërsa 166 të gjobiturit e tjerë ishin qytetarë që kishin dalë nga shtëpia më këmbë ose me biçikleta pa arsye.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, policia apelon edhe një herë që qytetarët të respektojnë masat për koronavirusin dhe të aplikojnë në e- Albania apo 55155 për të marrë leje daljen.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 166 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Lexo edhe :  “Grua me mjekër..."/ Shabani-Blushit: Shkoji Metës me minifund dhe fustan…

Ndërkohë, në Tiranë, shtetasit M. K., 44 vjeç dhe D. K., 42 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga Policia, për kundërshtim të forcave të Policisë, pasi rreth orës 19:00 të ditës së djeshme janë konstatuar duke lëvizur në këmbë dhe kur punonjësit e Policisë i kanë kërkuar që të identifikoheshin, ata nuk kanë pranuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, për një pjesëtar të familjes, për të bërë pazar në qendrat urbane, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Theksojmë faktin se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, pa marrë leje.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre./Fjala.al/

Të fundit

“Të jesh e fortë është e vetmja mundësi”, mesazhi i Edlirës pas vdekjes së bashkëshortit

Aktivistja Edlira Çepani e cila pak muaj më parë u përball me dhimbjen më të madhe, me humbjen e...

“Integrimi, Shqipëria arritje historike”/Konjufca:Me Shqipërinë në krah, do arrijmë shumë

“Përfaqësojmë edhe idealin e përbashkët të integrimit evropian, të shteteve tona, synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit. Mësimet...

A ishte e vështirë të bëheshin bashkë Rama dhe Kurti? Flet kryetarja e Grupit të LVV

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për Klan News në prag të seancës plenare që do të mbahet mes...

Nis seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Rama, Kurti dhe Osmani bëhen bashkë në sallë

Ka nisur me himin e Kosovës mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë. Të pranishëm janë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si...

Seanca e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nis me himnet kombëtare

Në Prishtinë ka nisur sot seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Takimin e hapi kryetari i Kuvendit të Kosovës,...

Lajme të tjera

Web TV