Kërkoheshin nga drejtësia spanjolle dhe italiane, ekstradohen 3 shqiptarët e arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është finalizuar ekstradimi i 3 shtetasve shqiptarë, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe Spanja.

Sipas asaj që njofton policia 3 shtetasit e ekstraduar janë lokalizuar dhe arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.

“1. u ekstradua në Itali, shtetasi Sh. K. (D.), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;

2. u ekstradua në Itali, shtetasi D. Gj., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;

3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi D. H. (H.) (J.), 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa”, njofton ndër të tjera policia.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.

3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.

Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

Lexo edhe :  Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

1. u ekstradua në Itali, shtetasi Sh. K. (D.), 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;

2. u ekstradua në Itali, shtetasi D. Gj., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;

3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi D. H. (H.) (J.), 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa./O.S

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV