Liria e fjalës/ Wikipedia fiton betejën me qeverinë Turke pas censurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bllokimi i Wikipedias në Turqi është konsideruar nga Gjykata e Lartë e vendit si një shkelje e lirisë së shprehjes, duke i hapur rrugën heqjes së ndalimit dy vjeçar. Kjo censurë nga ana e qeverisë turke për të gjitha botimet në gjuhë të ndryshme të Wikipedias, ka filluar që nga Prilli 2017.

Ngjarja ndodhi pasi shënimet në uebfaqe pretenduan se zyrtarët e qeverisë ishin të përfshirë në tregtimin e naftës me Shtetin Islamik dhe akuzuan Turqinë për sponsorizimin e Isis dhe organizatave të tjera terroriste. Pasi Wikipedia refuzoi të hiqte përmbajtjen nga faqja, Ankaraja tha që, Wikipedia ishte pjesë e një fushate njollosëse kundër vendit.

Në maj të këtij viti, fondacioni e çoi Turqinë në Gjykatën Evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg për këtë censurë.

Në një deklaratë nga fondacioni thuhej se, vetëm pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe shteruese për të hequr bllokun përmes veprimeve juridike, u arit një ujdi mes Wikipedias dhe qeverisë në Ankara.

“Vetëm pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe shteruese për të hequr bllokun përmes veprimeve juridike në gjykatat turke janë arritur bisedimet e mirëkuptimit me autoritetet turke. Ky angazhim shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për bllokun dhe ndikimin e tij në Turqi por edhe në pjesën tjetër të botës”.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, thotë se, vendimi i gjykatës është miratuar me një shumicë prej 10 votash.

“Gjykata Kushtetuese ka dalë në përfundimin se janë shkelur të drejtat në rastin tonë për Wikipedia”,- tha një avokat që përfaqëson këtë trup, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter./Burimi: The Guardian/Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV