Haga heq kufizimet për vizitat ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të lartë të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara kanë hequr kufizimet ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit, rreth vizitave private. Në njoftimin e publikuar më 9 shkurt, gjyqtari Charles Smith III, u ka kujtuar atyre, e në veçanti ish-presidentit të Kosovës Thaçi dhe ish-deputetit Selimi, rreth detyrimit që kanë për mos zbuluar informacione konfidenciale personave të tretë.

“Për arsyet e lartpërmendura, paneli përmes kësaj: Kujton të akuzuarit, në veçanti, zotërinjtë Thaҫi dhe Selimi, për detyrimin e tyre për të mos zbuluar palëve të treta të paautorizuara asnjë informacion konfidencial dhe/ose informacion që mund të çojë në identifikimin e dëshmitarëve të mbrojtur; Urdhëron Sekretarin që t’u kujtojë vizitorëve në objektet e paraburgimit se ata nuk duhet të diskutojnë ose të marrin pjesë në diskutimet e informacioneve konfidenciale që kanë të bëjnë me procedurat në KSK me një të paraburgosur, duke përfshirë informacionin që ka të bëjë me identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thuhet në këtë vendim, raporton KlanKosova.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se paneli refuzoi që të vendoste ndonjë masë kufizuese lidhur me vizitat private. “Ndaj, ka vlerësuar se nuk ka indikacione që këto vizita të jenë përdorur për qëllime tjera”, thuhet tutje në vendim. Po ashtu lidhur me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që të gjitha vizitat private të Thaçit dhe Selimit të monitorohen, ky paneli ka theksuar se ato janë të rëndësishme sa i takon të drejtave të akuzuarve si dhe nuk ka bazë për të vendosur masa kufizuese ndaj tyre. Ndaj, Thaçit dhe të tjerëve DHSK-ja më 1 dhjetor 2023 pati caktuar kufizime./O.S

Lexo edhe :  Municioni i Serbisë, i ngrirë në kohë krizash

Të fundit

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Lajme të tjera

Web TV