6 zakone të padëmshme që plakin trurin para kohe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si trupi ynë, edhe truri ndryshon me kalimin e viteve. Sa më shumë rritemi, aq më vështirë e kemi të kujtojmë emra njerëzish, ngjarje apo thjesht ku i kemi lënë çelësat e makinës mbrëmë. Por, lajmi i mirë është se ne mund të kemi më shumë kontroll në këtë proces, duke hequr dorë nga disa zakone të përditshme, për të mos e plakur kështu trurin para kohe.

Ekspertët thonë se janë disa zakone, në dukje të padëmshme që i bëjmë çdo ditë, por që kanë goxha ndikim në këtë proces.

#1 Nuk keni mjaftueshëm ndërveprim social

Puna në distancë, lindja e një fëmije apo dalja në pension, ka shumë situata ku na “përplas” jeta, por që në dukje janë goxha sfiduese. Duket se ndërveprimet personale janë më të dobishmet për shëndetin e trurit, pasi socializimi në internet dhe bisedat virtuale ndihmojnë në mbajtjen të “karikuar” të këtij organi.

#2 E mbani trurin aktiv, por bëni të njëjtat gjëra

Të mësuarit e diçkaje të re krijon një lidhje mes qelizave tona të trurit dhe ndihmon për ta mbajtur atë sa më të angazhuar. Ekspertët thonë se ju duhet t’i zgjeroni gjithnjë horizontet tuaja, pse jo për të mësuar një instrument të ri muzikor, të mësoni një gjuhë të huaj etj.

#3 Nuk jeni të vetëdijshëm për stresin kronik

Stresi është pjesë e jetës së përditshme dhe trupi ynë zakonisht mund të shërohet shpejt nga një ngjarje apo situatë stresuese specifike. Problemi është kur ky stres bëhet kronik dhe nuk trajtohet. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë lloj stresi dhe të gjeni teknikat çliruese, si ngadalësimi i frymëmarrjes dhe gjendja e relaksit.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

#4 Nuk i kushtoni rëndësi ushqimit të mirë

Kur jeni të zënë me punën dhe angazhimet e përditshme, është tendencë e natyrshme për të zgjedhur diçka të shpejtë që thjesht futet në mikrovalë dhe ju mund ta konsumoni në makinë, rrugës për në punë. Ushqimet e shpejta janë shpesh të përpunuara dhe plot me yndyra të ngopura dhe sheqerna të shtuara. Studimet kanë treguar se një dietë e pasur me këto lloje ushqimesh çon në një rrezik më të lartë të demencës.

#5 Synoni të flini shumë, por nuk bëni gjumë cilësor

Nuk ka rëndësi nëse bëni shtatë apo nëntë orë gjumë gjatë natës, nëse cilësia është e dobët ka shumë mundësi që të zgjoheni të lodhur dhe pa energji për ditën tjetër. Por me kalimin e viteve, gjumi i dobët mund të rrisë rrezikun për plakjen e parakohshme të trurit dhe zhvillimin e demencës.

#6 Nuk bëni aktivitet fizik

Ushtrimet fizike, veçanërisht ato kardiovaskulare, por edhe ushtrimet e muskujve janë të rëndësishme për ta mbajtur trurin në formë të mirë. Kur aktiviteti fizik bëhet një zakon i përditshëm, kjo sjell shumë përfitime te njerëzit, nga ulja e stresit te rritja e qarkullimit të gjakut në tru./E.Ç

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV