“Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën” del mesazhi që nxjer “bllof” Gazment Bardhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi i Gazment Bardhi nga Lulzim Basha te Sali Berisha ka qenë i papritur pasi ishte betuar që nuk do ta bënte kurrë.

Së fundmi po qarkullon nëpër grupe të brendshme në rrjete sociale një mesazh mes Bardhit dhe një anëtari të PD, i shkëmbyer në qershor të vitit të kaluar, në të cilin Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.

“Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do t’i bashkoheshin Berishës.

Mesazhi është komentuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report TV nga gazetari Flogert Muça.

Tashmë Gazmend Bardhi pranon hapur se jo vetëm është në krah të Berishës, por nuk ka kompleks ta pranojë kryetar të partisë pa vulë.

1707937227_bardhibiseda.png

Biseda mes Gazment Bardhit dhe anëtarit të PD para se të bashkohej me Rithemelimin

/O.S

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV