Ekspertët imobiliar: Lënda e parë, shkak për rritjen e çmimit të apartamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pandalshme e çmimeve të apartamenteve në vendit tonë, e kryesisht në Tiranë,është trajtuar sot në media

Gjin Gjoka, ekspert Imobiliar, thotë se çmimi i rritjeve ka ndodhur për shkak të rritjes së lëndës së parë.

“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Kemi të bëjmë me rritje të krahut të punës, hekuri, betoni, elektriket, të gjitha kanë pësuar një rritje. Janë rrit themelet, siguracionet. Kryesore është rritja e krahut të punës në pagesa ditore. Për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë, koha, siguracioni, pra të gjitha këto janë arsye”, tha ai.

Ndërkohë Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA, thotë se pas pandemisë tregu është diktuar nga shitësit, ndërsa shton se rezulton se në vendin tonë, 1 në 4 investime, janë nga të huajt. Ai po ashtu bie dakord me argumentimin e Gjokës.

“Nuk është se ka ndodhur vetëm në vendin tonë. Pas pandemisë ka qenë tregu i shitësit, pra ata kanë diktuar tregun. Pjesa e kërkesës, në statistika del se një pjesë e tregut është e arsyeshme. Në 2023 është e saktësuar që një në katër investime të huaja në Shqipëri vjen për pasuri të paluajtshme. Kryesisht kanë blerë në bregdet”, tha ai./O.S

Të fundit

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit...

Shërbeu për 11 vite, ndahet nga jeta polici Gazmen Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen Metës, efektiv i Policisë së...

“Ndeshjet po shtohen sepse lojtarët janë të pangopur për rroga”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u zhvillua në SHBA. Mediat gjermane,...

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Lajme të tjera

Web TV