Cilat kanë qenë grupet e para kriminale të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rënies së komunizimit, në vitet e para të pluralizimit në Tiranë u krijuan edhe grupet e para kriminale.

Në një emision televiziv, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se grupet kriminale u krijuan pasi disa persona nuk i kuptuan mirë liritë që të ofron demokracia.

“Njerëz që e presin demokracinë dhe mundohen t’i përshtaten rregullave të reja që krijon shoqëria siç është ekonomia e lirë e tregut, barazia para ligjit por edhe liritë që shoqërojnë individin që nëse nuk e kupton mirë demokracinë futet në rrugë që dikush vritet dikush sharrohet“- u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Sipas, Ervin Karamuços ka pasur djemtë e rinj me karakter problematik, të cilët nisën të organizoheshin në grupe të identifikuara sipas lagjeve. Sipas tij kishim, banat e para kanë qenë, djemtë e rrugës Bardhyl, djemtë e stacionit të Trenit, ata të Rrugës së Kavajës etj.

“Nuk kanë qenë vetëm 2 banda të ashtuquajturat kjo e restorant Durrësit dhe e rrugës Bardhyl. Ka patur edhe shumë banda të tjera në Tiranë që pak është thënë.

Ka pasur grupe shumë të fuqishme Rruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Rruga Bardhyl, ish restorant Durrsi, Tirana e Re, Selita, Kombinati dhe kemi Babrrunë të gjitha këto kishin grupet e tyre.

Grupe të cilat ishin në një territor të caktuar me background-in e tyre kriminal. Vetëm në grupet e Rrugës së Elbasanit nga viti 1991-1996 ne kemi 24 persona, djem të rinj të vrarë. Vriteshin për një motor, për një biçikletë, për një lojë për një borxh për ngacmim të një vajze“- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço./   S.M

Të fundit

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend/ Sizmiologu: Ja kur do të ishin problematikë

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshëm. Sizmiologu Rrapo Ormëni në një intervistë për mediat është...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Lajme të tjera

Web TV