E shpalli “non grata”/ Berisha kritikon vizitën e Blinken: Një sekretar shteti që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë.

Nga dritarja e banesës së tij, Berisha nuk i ka kursyer kritiakt për personin që e shpalli “bon grata”, teksa tha se vizita e Blinken ishte e hidhur për vendin tonë, pasi  është hera e parë që një sekretar shteti viziton vendin tonë dhe nuk takon përfaqësues të opozitës.

“Sot në Shqipëri erdhi kryediplomati, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë me SHBA dhe vendet e tjera, ka qenë për të vazhduar miqësinë. Asgjë nuk i lëkund qëndrimet tona properëndimore.

Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashtë e një sekretari shtetit, që nga vitit 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste. Për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shtetit takon vetëm përfaqësues të një partie, presidentin, lali vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, e me radhë.

E vërteta është se nuk mund të them se ai do të donte një protokoll të tillë, por Shqipëria sot është moniste. Rama dhe Linda e Parlamentit preferuar të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës dhe të mos ftojnë sekretarin të mbajë fjalën në Parlamentin. Gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist”, tha Berisha./O.S

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV